Ballina / DEKLARATA / Kastriot Berishaj: Projekt-propozim për Modernizimin e Forcave të Armatosura dhe Pasaporta për të gjithë shqiptarët

Kastriot Berishaj: Projekt-propozim për Modernizimin e Forcave të Armatosura dhe Pasaporta për të gjithë shqiptarët

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paraqet projekt-propozimin për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Projekt-propozimi është projekt afatgjatë, që mbështetet në kapacitetet vetëfinancuese të kombit shqiptar në trojet shqiptare dhe në mërgatë. Projekt-propozimi paraqet formën e mundshme për ngritjen e kapaciteteve vepruese të Forcave të Armatosura nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e plotë të institucioneve shtetërore. Fuqizimi ushtarak i Shqipërisë, nënkupton të jetë e aftë që të përmbush detyrimet e saj ndaj aleancës perëndimore NATO, SHBA dhe organizmat e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Tutje ai u shpreh se fuqizimi i Forcave të Armatosua të Shqipërisë është shtylla kryesore për kapërcimin e barrierave të tanishme, që e pengojnë bashkimin kombëtar.

Kreu i LSHB-së ka thënë se procesi i bashkimit të Kosovës, është i pashmangshëm dhe nga Bashkimi Evropian duhet të konsiderohet si një proces normal.

Kastriot Berishaj po ashtu ka thënë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre drejtuar institucioneve vendore, LSHB do të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për organizmin e referendumit dhe organizimin e popullit shqiptar për të rrënuar kufijtë që ndajnë shqiptarët.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬