Ballina / DEKLARATA / Veliu: Një komb, një qëndrim përball shovinizmit, dhunës e terrorit ndaj shqiptarëve nën IRJM

Veliu: Një komb, një qëndrim përball shovinizmit, dhunës e terrorit ndaj shqiptarëve nën IRJM

Në situatën e krijuar në Maqedoni, ku shqiptarët nën këtë shtet lugat gjenden në një moment kyç historik për realizimin e të drejtave elementare është e domosdoshme që shqiptarët të ringjallin dhe praktiktojnë shprehjen NJË KOMB – NJË QËNDRIM. Rrethanat aktuale kërkojnë domosdoshmërisht një bashkim të shqiptarëve, kudo që gjenden për të vepruar si një komb i bashkuar. Është koha t’i lëmë në një anë kacafytjet politike dhe të veprojmë me një qëndrim karrshi politikës ultranacionaliste sllavo-maqedonase. 

Nese gjuha shqipe dhe të drejtat e tjera të ligjshme të shqiptarëve janë kërcenim për ardhacakët sllavo-maqedonas atëherë ky është problem i tyre, të drejtat tona kombëtare janë të panegociueshme. Marrëveshja e Ohrit, si kompromis i madh i shqiptarëve e shpëtoi IRJM-në nga shpërbërja, ndërsa mos zbatimi i saj nga sllavo-maqedonët e varrosi këtë krijesë artificiale. Përfundimisht është koha, që një herë e mirë sllavo-maqedonët ta kuptoj se pa garantimin dhe zbatimin e të gjitha të drejtave për shqiptarët si populli i vetëm autokton në këto troje, nuk do të këtë kurrë Maqedoni!

Urgjentisht të formohet Fondit për Zonat e Rrezikuara të Shqipërisë. Ky fond i dy shteteve shqiptare duhet të përdorët për zhvillimin e projekteve ekonomike, që do të mbronte shqiptarët nga shpërngulja, si dhe për stimulimin e rikthimit në identitet dhe origjinë të shqiptarëve ortodoksë nën IRJM, të cilët janë të shumtë në krahinën e Rekës dhe në dy anët e liqenit të Ohrit.

Shovinizmi shtetërore, dhuna e terrori sistematik ndaj shqiptarëve autokton në IRJM, pabarazia ekonomike, diskriminimi në investime shtetërore, burgosja e ish-ushtarëve të UÇK-së me raste të montuara, mohimi i përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, mos-përfaqësimi i përshtatshëm në institucione qendrore e lokale dhe mos-zgjidhja e statusit të kategorive të luftës së UÇK-së dhe në përgjithësi trajtimi i shqiptarëve si qytetarë të pabarabartë, si pakicë dhe jo si komb shtetëformues duhet të marrë fund një herë e mirë. 

Mërgata shqiptare, ashtu si gjatë gjithë historisë që kanë dhënë kontribut të pazëvendëshueshëm pozitiv,në gjitha proceset në përpjekjet e popullit shqiptar për zhvillimin e arsimit e të kulturës shqiptare, ngritjen e vetëdijes kombëtare, çlirimin e atdheut nga robëria, mbrojtjen e tij nga copëtimi dhe bashkimin e Shqipërisë, edhe kësaj radhe duhet të mobilizoj shqiptarët në mbështetjen e proceseve pozitive në atdhe.

Në përfundim, një thënie nga rilindasi ynë i madh kombëtar Sami Frashëri: “Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për t’u bashkuar me armiqt’ e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë.”

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬