Ballina / DEKLARATA / Prononcim i LSHB-së rreth ngjarjeve në IRJM

Prononcim i LSHB-së rreth ngjarjeve në IRJM

Politika shtetërore shtypëse, dhuna e terrori sistematik ndaj shqiptarëve autokton në IRJM përfundimisht duhet të marrë fund. Pabarazia ekonomike, diskriminimi në investime shtetërore, burgosja e ish-ushtarëve të UÇK-së me raste të montuara, mohimi i përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, mos-përfaqësimi i përshtatshëm në institucione shtetërore dhe mos-zgjidhja e statusit të kategorive të luftës së UÇK-së dhe në përgjithësi trajtimi i shqiptarëve si qytetarë të pabarabartë, si pakicë dhe jo si komb shtetëformues duhet të marrë fund një herë e mirë. 

Dy shtetet shqiptare duhet të reagojnë si një kundër padrejtësive dhe statutit politik të popullit shqiptar nën IRJM, që po përjetojnë një diskriminim të egër ku çdo ditë e më shumë rrezikohet qënie fizike.

Tahir VeliuKryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬