Ballina / DEKLARATA / Projekt Propozimi i LSHB-së për Ushtri dhe Pasaporta për të gjithë

Projekt Propozimi i LSHB-së për Ushtri dhe Pasaporta për të gjithë

PROJEKT PROPOZIM I LËVIZJES PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR PËR MODERNIZIMIN E

FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PAJISJEN E TË GJITHË SHQIPTARËVE ME PASAPORTË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

PARATHËNIE

Duke pasur parasysh se kombi shqiptar është i ndarë në gjashtë shtete, katër prej të cilave ende vazhdojnë të u’a mohojnë të drejtat elementare kombëtarëve shqiptarëve autokton, të cilët padrejtësisht mbetën jashtë kufijve aktual të Republikës së Shqipërisë dhe se egziston një numër mjaftë i konsiderueshëm i shqiptarëve në mërgatë, si pasoj e pushtimeve, luftërave dhe politikave anti-shqiptare të shteteve fqinje atëherë është më se e domosdoshme, që të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore për tu mundësuar të gjithë personave me kombësi shqiptare, pavarësisht vendbanimit të pajisen me pasaportë të Republikës së Shqipërisë, e drejtë kjo në përpurthje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe që respekton normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare në fushën e shtetësisë të pranuara nga Republika e Shqipërisë.

Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Programin Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Platformën për Shqipëri të Bashkuar për ruajtjen e terësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912 dhe për të garantuar paqe të qëndrueshme në rajon,

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paraqet Projekt Propozimin për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Republikës së Shqipërisë.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Projekti Propozimi është një projekt afatgjatë, që mbështetet në kapacitetet vetëfinancuese të kombit shqiptar në trojet shqiptare dhe në mërgatë.

Projekti Propozimi paraqet formën e mundshme për ngritjen e kapacitetëve vepruese të Forcave të Armatosura nën mbikqyrjen dhe udhëheqjen e plotë të institucioneve shtetërore.

Strategjia e projekt propozimit paraqet një përqasje kombëtare dhe proaktive, me qëllim parashikimin dhe përgatitjen e përgjigjes më të përshtatshme, duke njohur dhe shfrytëzuar të gjitha potencialet vetanake të kombit shqiptar.

Siguria, liria, mirëqenia, paqja me fqinjtë, bashkëjetesa dhe harmonia fetare janë elemente thelbësore të kombit shqiptar dhe përfaqësojnë themelet, mbi të cilat mbështetet projekt propozimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Me gjithë arritjet historike, siguria kombëtare nuk mund të konsiderohet si e mirëqenë, prandaj kërkon një zhvillim të vazhdueshëm aftësimi, për të vendosur dhe përmbushur objektivat që garantojnë sigurinë e vendit.

OBJEKTIVAT DHE SYNIMET E PROJEKTIT

Qëllimi i këtij Projekt Propozimi është modernizimi dhe ngritja e kapaciteteve vepruese të Forcave të Armatosura, për të garantuar sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë, përmes mundësisë së përfitimin të shtetësisë së Republikës së Shqipërisë, me procedurë të thjeshtë dhe të shpejt, për të gjithë personat me kombësi shqiptare.

Projekti i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Republikës së Shqipërisë parasheh se çdo person që aplikon për shtetësi të Republikës së Shqipërisë, të paguaj një shumë prej 1050 euro për të fituar të drejten e aplikimit për shtetësi të Republikës së Shqipërisë përmes një procedure të shpejt. 50 euro janë shpenzime administrative për prodhimin e pasaportës, ndërsa 1000 euro do të kalonin në Fondin e Veçantë për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Si shëmbull, nëse 100 000 veta aplikojnë, atëherë buxheti i Fondit do të ishte 100 000 000.

REZULTATET E PRITURA

Ekzekutimi i Projekt Propozimit do të ketë shumë rezultate pozitive për sigurinë kombëtare të shqiptarëve dhe të rajonit.

Këto do të jenë si në vijim:

• Një ushtri profesionale me kapacitete të mjaftueshme do të garantojë mbrojtjen sovranitetit dhe integritetit territoriale të Shqipërisë.

• Fuqizimi ushtarak i Shqipërisë nënkupton që Shqipëria të jetë e aftë, që ti përmbush detyrimet e saj ndaj aleancës perëndimore; NATO, ShBA dhe organizmat e Bashkimit Europian.

• Rritja e kapaciteteve të Ushtrisë Kombëtare është një nga shtyllat themelore për kapërcimin e barrierave të tanishme, që e pengojnë dhe e vonojnë realizimin e aspiratës kombëtare të sanksionuar në Preambulen e Kushtetutës.

MBIKËQYRJA E PROJEKTIT

Republika e Shqipërisë të formoj një Komision të Veçant Mbikëqyrës, i cili do raportoj mekanizmat shtetëror për realizimin e rezultateve të synuara të projektit, udhëzime për rritjen e efikasitetit të synimeve dhe të këshilloj për përmisimet e tij, që projekti të arrij realizimin e të gjitha objektivave të saj.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬