Ballina / LAJMET / Nënshkruhet Memorandumit i Bashkëpunimit në mes të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Listës për Shqipërinë Natyrale

Nënshkruhet Memorandumit i Bashkëpunimit në mes të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Listës për Shqipërinë Natyrale

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe Lista për Shqipërinë Natyrale sot në Tiranë, e nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit duke e fuqizuar edhe më shumë domosdoshmërinë e ribashkimit të Shqipërisë, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912.

Aktin e nënshkrimit në mes të dy subjektëve gjithëkombëtare e realizuan nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nga kryetari Tahir Veliu dhe nga Lista për Shqipërinë Natyrale kryetari Koço Danaj. Akti i këtij bashkëpunimi nxitë dhe e fuqizon çështjen kombëtare për zgjidhje.

“Sot është një datë historike për kombin shqiptar; ngase pikërisht më 4 dhjetor të vitit 1912, në Vlorë u formua Qeveria e parë e shtetit gjithëshqiptar në kufijtë natyral, sipas aktit të Shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë së vitit 1912”, deklaroi Veliu.

“Sot, dëshmuam vullnetin tonë të përbashkët për jetësimin e aktit juridik të 28 nëntorit të viti 1912 dhe nuk do të ndalojmë deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët”, theksoi Danaj.

Vizioni i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar po gjenë përkrahje dhe po mbështetet në të gjitha trojet shqiptare, si një Lëvizje gjithëkombëtare me Platformën për Shqipëri të Bashkuar dhe me Programin Politikë të LSHB-së, si udhrrëfyes për realizimin e aspiratës kombëtare. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar sot në mëngjes realizoi edhe aksionin e mbrojtjës së sovranitetit të shtetit shqiptar duke e hedhur poshtë flamurin e shtetit armik grek nga Kalaja e vjetër e Himarës.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar prej zyrtarizimit më 16 korrik të këtij viti po përkrahet dhe po fuqizohet në masë duke fituar mbeshtetjën e popullit shqiptar në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptaret në Shqipëri dhe në trojet e okupuara nga fqinjët dhe nepër shtete të ndryshme të botës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar po i konsulidon radhët e veta duke i formuar degët e Lëvizjes në disa qytete shqiptare dhe po vazhdon ti formojë edhe degët e tjera. 

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Faqezinjtë tradhëtorë dhe maskarenjë e rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬