Ballina / DEKLARATA / Mali i Zi është shtet armik dhe pushtues i 6.482 km2 territor shqiptar

Mali i Zi është shtet armik dhe pushtues i 6.482 km2 territor shqiptar

Dhunimi sistematik i shqiptarëve nën Mal të Zi dëshmon se ky shtet nuk është shtet demokratik e as europian, por mbeturinë jugosllave e Millosheviqit. Mali i Zi shovinist ende nuk garanton arsmimim në gjuhën shqipe në bazë të konventave ndërkombëtare, nuk lejon përdorimin e teksteve shkollore nga Shqipëria dhe Kosova, vazhdon me politikat e Millosheviqit për kolonializimin e trojeve shqiptare nën Mal të Zi, përmes të cilave thuajse sot ka arritur pjesërisht ndryshimin e strukturës etnike të territoreve shqiptare nën Mal të Zi dhe gjithashtu nuk garanton mandate të rezervuara për shqiptarët, si popull i vetëm autokton në Mal të Zi. Shteti i Malit të Zi duhet të rikthej 6.482 km2 territor shqiptar dhe të heq dorë nga pretendimet moderne ndaj Republikës së Kosovës.

Shqipëria dhe Kosova që aktualisht janë të kapura nga bandat kriminale e të çorientuara kombëtarisht do duhej të kërkonin realizmin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve autokton në Mal të Zi, të cilët faktikisht janë arsyeja kryesore për vet egzistencën e këtij shteti, sepse pa votën e shqiptarëve për shpalljen e Pavarësisë nga Serbia e atëhershme gjithçka do të ishte e pamundur. I menjëhershëm duhet të jetë veprimi i klasës politike shqiptare nën Mal të Zi, duke krijuar një listë të vetme zgjedhore dhe të shuhen të gjitha partitë politike deri në realizimin e të gjitha të drejtave dhe bashkimin përfundimtar të kësaj pjese me shtetin amë – Shqipërinë. Çdo veprim jashtë kësaj liste kombëtare të cilësohet tradhti ndaj atdheut dhe ndaj popullit shqiptar, që duke u bashkëpunuar dhe u bashkuar me armikun cënon rëndë qenien kombëtare shqiptare.

Mali i Zi dhe të gjitha shtetet tjera fqinje, pushtuese të trojeve shqiptare duhet ta kenë parasysh se SOT është koha e shqiptarëve të bashkur, të cilët janë bashkuar rreth Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe janë të gatshëm për përdorimin e të gjitha metodave dhe mjeteve demokratike për realizimin e aspiratës kombëtare për çlirim e bashkim kombëtar, përfshirë edhe kryengritjen sipas normave dhe konventave ndërkombëtare, të cilat me plotë të drejtë njohin legjitimitetin e luftës së popujve që janë nën zgjedhën koloniale, me qëllim të ushtrimit të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë.

Mali i Zi dhe armiqtë tjerë të mos harrojnë se shqiptarët janë ata që thyen shumë perandori, mbretëri dhe krijesa të tjera artificiale të pushtuesve, dhe do ti thejnë edhe ato që kanë mbetur.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬