Ballina / DEKLARATA / LSHB dënon ashpër sulmin fizik ndaj profesorit shqiptar në IRJM, Branko Sinadinovskit

LSHB dënon ashpër sulmin fizik ndaj profesorit shqiptar në IRJM, Branko Sinadinovskit

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj sulmit në misionarin e zgjimit kombëtar të shqiptarëve ortodoksë në Iliridë, z. Branko Sinadinovski, i cili është profesor universitar. Ai ndihet i rrezikuar menjëherë pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për rikthimin në identitet dhe mbrojtjen e tërë shqiptarëve, që shovinizmi mesjetar i shteteve armike ka tentuar t’i asimiloj dhe tjetërsoj.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar i bënë thirrje qeverive të dy shteteve shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë që ta marrin në mbrojtje z. Sinadinovski dhe të angazhohen që qeveria sllavomaqedonase në Shkup, të gjëjë sulmuesit e z. Sinadinovski, të cilët duhet të denohen sipas ligjit, duke dhënë denimin maksimal, që në të ardhmen të parandalohen shkelje të tilla, që janë të denueshme sipas Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬