Ballina / DEKLARATA / LSHB: Çamëria është e jona dhe i përket Shqipërisë

LSHB: Çamëria është e jona dhe i përket Shqipërisë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

DEKLARATË

Çamëria është e jona dhe i përket Shqipërisë. Çamëria nuk na duhet pa shqiptarë, por me ta, dhe pikërisht mbi këtë bazë është hartuar projekti mbi zgjidhjen e çështjes çame që e përmban Platforma për Shqipëri të Bashkuar. 

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar përshëndet dhe përkrahë të gjitha zhvillimet pozitive, që ndikojnë pozitivisht në procesin e bashkimit të trojeve shqiptare, në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet që shteti shqiptar të ngre padi në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Çamërisë në përiudhen nga viti 1913-1945. Njëherit, Çamët në mënyrë individuale ose si grup duhet të bëjnë padi në gjykatën e Strasburgut ndaj shtetit pushtues grek për rikthimin e tyre në pronat e tyre dhe të kërkojnë dëmshpërblim mbi shfrytëzimin e pronave nga shteti grek.
Ja kërkesat të shkëputura nga Platforma për Shqipëri të Bashkuar: 
– Rikthimi i popullsisë shqiptare në Çamëri

– Njohja e shtetësisë së dyfishtë

– Rikthimi i pronave

– Kompensimi për përdorimin e pronave

– Njohja e gjenocidit ndaj çamëve

– Organizimi i pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare

– Hapja dhe financimi i shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve, dhe parapërgatitja e terrenit për statusin përfundimtar, mbi parimet e vetëvendosjes dhe të drejtës për dekolonizim.

– Shteti i përbashkët shqiptar, përmes Fondit për Zonat e Rrezikuara duhet të stimulojë rikthimin në identitet dhe origjinë të shqiptarëve ortodoksë në Çamëri, të cilët janë të shumtë në trevën e Prevezës dhe Filatit.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar përkrahë dhe mbështetë çdo nismë pozitive që ka synim ribashkimin e Shqipërisë.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬