Ballina / DEKLARATA / Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar deklarohet kundër demarkacionit

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar deklarohet kundër demarkacionit

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton të gjithë shqiptarët padallim bindje politike të bashkohen për të kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se shqiptarët nuk kanë tokë për ti falur askujt e aq me pak Malit të Zi, shtet ky i cili aktualisht mban në pushtim të egër trojet shqiptare (Tuzin, Ulqinin, Anën e Malit, Tivarin, Malësinë e Madhe, Plavën e Gucinë, Rozhajen dhe Sanxhakun). Prandaj LSHB u benë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës që të mos e votojnë Marrëveshjen për demarkacion në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi. Deputetët duhet që një herë e përgjithmonë t’u thonë jo direktivave partiake dhe të kalojnë në mbrojtje të interesave kombëtare. Mos e miratoni një marrëveshje e cila e dëmton për 8,200 hektarë (82 km2) integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se kufijtë që sot ndajnë shqiptarët janë kufij kolonial, të padrejtë dhe të papranueshëm.
LSHB vlerëson se pavarësia e Kosovës, si fazë e përkohshme në shërbim të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare është një hap pozitiv për korigjimin e padrejtësive shekullore ndaj kombit shqiptar, prandaj do të angazhohet me të gjitha mjetet dhe metodat për mbrojtjen e terësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe në përgjithësi terësinë territoriale të Shqipërisë së Bashkuar, bazuar në aktin juridik të 28 nëntorit 1912.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬