Ballina / KRYETARI

KRYETARI

Kastriot BERISHAJ (ish-Tahir Veliu)

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

AUTOBIOGRAFI

Une kam lindur më 19 shkurt të vitit 1984 në Drenas, ndërsa familja ime është me prejardhje nga Polaci, Skënderaj. Shkollën fillore e kam përfunduar në Drenas, ndërsa më 4 maj të vitit 1999, ashtu sikurse shumica e popullsisë civile të qytetit të Drenasit, jemi detyruar dhunshëm të largohemi nga vendbanimi ynë, për të vazhduar drejt kampeve të refugjatve në IRJM, si pjesë e platformës shtetërore shoviniste serbe për spastrimin etnik të Kosovës dhe kolonizimin e saj me popullsi serbosllave. Shkollimin e mesëm dhe të lartë e kam mbaruar në Kanada dhe njëherit vijoj mësimet e larta në Kosovë, meqense konsideroj vetveten si nxënës të përjetshëm me dashuri për dijen që prodhon qytetari dhe edukatë me vlera të mirëfillta kombëtare, i gatshëm të përballem me të gjitha sfidat e jetës.

Jam themelues i lëvizjes së vetme kombëtare që vepron në të gjitha trojet shqiptare “Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar”. Më 16 korrik të vitit 2016, në Prishtinë jam zgjedhur kryetar i “Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar” në Kuvendin Themelues të LSHB-së. Përshkak të aktivitetit tim kombëtar jam shpallur person i padëshiruar (“non grata”) nga Serbia më 7 gusht të vitit 2016, nga Greqia më 13 gusht të vitit 2016, ku edhe u arrestova nga autoritetet e jashtëligjshëm greke në pikën kufitare të Kakavijës, duke më cilësuar padrejtësisht si “person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendshme, për shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare…” sipas Regjistrit Kombëtar Grek.

  • Shkolla Fillore “Bashkimi”, Drenas (ish-Gllogoc), 1999
  • Trajnim Profesional në Gjuhën Angleze, Prishtinë, 21 Qershor 1997
  • Themelues, kryeredaktor, financues pa asnjë përfitim material i portalit informativ “Shqipëria e Bashkuar”, 1999 – ende aktiv
  • Kadet Mbretëror Kanadez i Ajrit, Kanada, “Rreshter Fluturimi”, 1999-2004
  • Ndihma e Parë, Kanada, 2001
  • Trajnim Ushtarak një javor në Colorado Springs, SHBA
  • Gjuha gjermane, Kanadë, 2001-2003
  • Sekretar Teknik pranë Komitetit Kombëtar për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Tokave Shqiptare për Amerikë, 17 Korrik 2001
  • Gjyqtar i Çertifikuar në Futboll për Alberta, Kanada, 3 Tetor 2002
  • Bashkëpunëtor i Arteve në Shkencat Politike, Kanada, 16 Maj 2003
  • Diplomë një vjeçare “Hetues Privat”, Kanada, 29 Dhjetor 2004
  • Kryeredaktor dhe pronar i gazetës javore “News in a Minute”, 2003-2007
  • Anëtar dhe kontribues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane
  • Anëtar, Kontribues Financiar dhe mbështetës i Listës për Shqipëri Natyrale dhe Platformës për Shqipëri Natyrale, 2011 – ende aktiv
  • Anëtar Nderi i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”,19 Gusht 2014
  • Juridik i Përgjithshëm në vitin e 3të, Prishtinë, 2015 – ende aktiv

Është e vërtetë që jam nga Shqipëria, por ende jo nga Republika e Shqipërisë sepse ende nuk e kemi bashkuar Kosovën me trungun amë – Republikën e Shqipërisë.

Unë jam nga Polaci, Vëllazëria “Veliu” prej nga rrjedh Hasan Prishtina, arkitekti i Shqipërisë Etnike i cili shkriu gjithë pasurinë e vet për të bërë Shqipërinë – SHQIPËRI.
Me origjinë familja ime i përket fisit shqiptar “Berisha” dhe rrënjet familjare i kemi nga vendi i quajtur “Arra e Madhe” e Shkodrës.

Siç jam kundër faqezinjëve të sotëm të klasës politike ashtu jam edhe kundër atyre të djeshëm. Nuk puthem në faqe me nipat e mbretit të vetëshpallur Ahmet Zogu, i cili e pushtoj Shqipërinë përmes Beogradit, vodhi arkën e shtetit shqiptar e iku pa shkrepur asnjë plumb në mbrojtje të Shqipërisë.

Kam punuar që prej moshës 15 vjeçare dhe kam krijuar pasuri mjaftueshëm sa të mos i nënshtrohem asnjë faqeziu të klasës politike kriminale e antikombëtare.

Unë nuk jam kryetar i asnjë partie politike dhe nuk synoj të bëhem. Jam kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar e cila është lëvizje mbarëkombëtare, pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamje politike dhe shtrese shoqërore, ku shqiptarët i bashkon aspirata natyrale për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Synimi im i vetëm është ti shërbej kombit tim dhe të jem misionar vetëm për Shqipëri të Bashkuar; të jap gjithçka nga vetvetja në shërbim të aspiratës kushtetuese për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Kombi dhe feja ime është Shqiptarizmi, si bindje kombëtare. Nuk jam rob i askujt dhe nuk i përulem të dërguarve të Vatikanit, të Stambollit, të Athinës, të Beogradit, por as këlyshve të tyre shqipfolës.

P.S. E kam parasysh se emri dhe mbiemri “Tahir Veliu” është emër i huaj turko-osman. Problemin e emrit e kam zgjedhur ligjërisht, prandaj është koha që ta deklaroj publikisht; që me emër turko – osman nuk dua të vdes!

TAHIR VELIU

i vjetër,

 tash e tutje

KASTRIOT BERISHAJ

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬