Home / Filozofia / Sot, kemi meshkuj plot por fatëkeqësisht kemi pak burra

Sot, kemi meshkuj plot por fatëkeqësisht kemi pak burra

Ta duash atdheun do të thotë të japësh gjithçka nga vetja, ti mohosh vetes lumturinë në ditë të vështira për të.

Kastriot Berishaj

Shqipëria është Nëna e të gjithë shqiptarëve dhe secili prej nesh ka obligim të jap edhe shpirtin për mirëqenien e saj. Çdo shqiptar duhet të gëzojë për arritjet e Nënës Shqipëri dhe të hidhërohet për “dështimet”, hallet dhe problemet e saj. E kemi për obligim që nëse kërkohet nga ne të rrokim armët dhe ta mbrojmë me gjak! Shembulli më i mirë vazhdon të mbetet Shote Galica, femër burrnesh; më trimëreshë nga disa pseudoburra që e cilësojnë veten veprimtarë të Çështjes Kombëtare por që në të vërtetë morali i tyre tashmë ka degraduar dhe ata nuk mund të quhen më BURRA por thjesht MESHKUJ! Meshkuj që i zgjidhin hallet e Nënës Shqipëri duke ngrënë mish, duke bërë koleksione flamujsh e duke recituar poezi por kurrësesi nuk janë të gatshëm të rrokim armët e të luftojnë. E këta meshkuj nuk i afrohen as te maja e thoit heroinës Shote Galicë!

Sot, kemi meshkuj plot por fatëkeqësisht kemi pak burra! Madje femrat janë më trimëresha se këta meshkuj që e mbajnë veten për burra e që në fakt janë pseudoburra sepse as punët e burrit nuk i bëjnë dot!!!

About KastriotBerishaj

Check Also

Filozofia Kombëtare e Misionarëve të Shqipërisë së Bashkuar

“Qëndroni me një udhëheqës kur ai ka të drejtë, qëndroni me të kur ai është …

Lini një Përgjigje