Home / Filozofia / Sindroma e farës së zezë tradhëtare dhe përbuzja e femrës shqiptare

Sindroma e farës së zezë tradhëtare dhe përbuzja e femrës shqiptare

Nga Kastriot Berishaj

Kryehyjnori ynë, Gjergj Kastrioti ka bërë vetëm një gabim gjatë jetës së tij dhe ky ishte mos ndëshkimi i djalit të axhës së tij, Hamza Kastriotit.

Lufta e brendshme për pushtet është sindroma vetëshkatërruese e cila e ka dëmtuar më së shumti kombin tonë. Ishte pikërisht, kjo farë e zezë e mbjellur nga pushtuesit aziatikë, e cila solli edhe pushtimin e trojeve tona. Edhe në ditët tona kjo sëmundje po cenon identitetin tonë kombëtar dhe bashkimin tonë fizik në një shtet kombëtar – Shqipëri të Bashkuar.

Sot është e domosdoshme, që ti thuhet jo tradhëtisë dhe të ndëshkohet tradhëtia kudo. Tashmë, nuk është e nevojshme të shkojmë në Paris të bëjmë një gjë të tillë. Sot, Shqipëria është pushtuar nga fara e zezë tradhëtare e Esat Pashallarve dhe mbretërve të vetëshpallur, që postin e përdorin për pasurim të jashtëligjshëm, ndërkohë që ende pa kris pushka për çlirim ia mbathin. Me Esat Pasha dhe Ahmet Zogolla pushtohet dhe coptohet Shqipëria, ndërsa vetëmme Hasan Prishtina do të bashkohet Atdheu ynë.

Që Shqipëria të çlirohet nga fara e zezë anadollake dhe të jetësohet Shqipëri e Bashkuar, fillimisht duhet trajtuar nënën si Mbretëreshen Teutë, e pastaj të ndëshkojmë tradhëtarin, qoftë ai edhe djali ynë.

About KastriotBerishaj

Check Also

Filozofia Kombëtare e Misionarëve të Shqipërisë së Bashkuar

“Qëndroni me një udhëheqës kur ai ka të drejtë, qëndroni me të kur ai është …

Lini një Përgjigje