Home / Intervista / GazetaExpress: Shqiptari që la Kanadanë dhe u kthye në Kosovë për t’u angazhuar për bashkim kombëtar

GazetaExpress: Shqiptari që la Kanadanë dhe u kthye në Kosovë për t’u angazhuar për bashkim kombëtar

Kastriot Berishaj nuk është emri me të cilin është pagëzuar që nga lindja. Emri i tij  ishte Tahir Veliu. Emrin Kastriot e ka marrë nga heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti, ndërsa mbiemrin Berishaj nga fisi i Berishëve.

“E kam parasysh se emri dhe mbiemri “Tahir Veliu” është emër i huaj turko-osman. Problemin e emrit e kam zgjedhur ligjërisht” ka thënë ai.

Kastriot Berishaj është një rast i rrallë në këto troje, ai është themeluesi i Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, të cilën e ka themeluar në vitin 2016. Ai është zgjedhur kryetar i kësaj lëvizjeje me 16 korrik 2016. Sipas tij kjo lëvizje numëron prej 150 mijë anëtarësh.

Qëllimi i kësaj lëvizje sipas tij është bashkimi fizik i trojeve shqiptare të 88 mijë km2, territor shqiptar i aktit juridik të 28 nëntor të vitit 1912, të Kuvendi Mbarëkombëtar të Vlorës. 28 nëntori është i vetmi akt i pranueshëm sipas tij, të gjitha ndarjet e tjera të mëvonshme të trojeve shqiptare janë ilegale dhe duhet të shpallen si të tilla.

“17 shkurti simbolizon një avancim të çështjes kombëtare por kurrsesi jo plotësimin e gjithë aspiratës së kombit tonë shqiptar”, ka deklaruar ai.

“Udhëheqësit e UÇK-së kanë devijuar aspiratën e kombit shqiptar, dhe betimin e saj. Betimi i UÇK ka qenë çlirimi dhe bashkimi kombëtar, dhe jo kjo gjysme pavarësi” ka thënë ai.

Hasan Prishtina është i vetmi njeri që e ka shkrirë gjithë pasurinë e tij për të e bërë Shqipërinë, kurse klasa politike anti kombëtare e Tiranës, Prishtinës, janë duke e shkrirë Shqipërinë për të bërë pasuri, ka thënë ai. “Unë po ecë hapave të Hasan Prishtinës për shkak se jap gjithçka nga vetvetja për këtë komb për këtë Shqipëri” ka theksuar ai.

Sipas tij të gjithë rilindësit kombëtar kanë qenë të detyruar të jetojnë në mërgim në një kohë të caktuar, pikërisht për shkak se nuk kanë pranuar të ju nënshtrohen politikës pushtuese të Perandorisë Osmane, ata i kanë përdorur aftësitë e tyre për të punuar nga jashtë për Shqipërinë e lirë. “Të njëjtën gjë e kam bërë unë, deri sa jam forcuar ekonomikisht mjaftueshëm, Tani jam kthyer që të punoj nga tereni, se bashkimi kombëtar  nuk do të na dhurohet si dhuratë. Ne do të djegim çdo shtet përreth që të fitojmë të drejtën tonë për pavarësi kombëtare” ka theksuar ai.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës lehtë mund të ndryshohet, që të hiqet pengesa për bashkimin kombëtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, pengesa kryesore për bashkim kombëtar vjen nga  Prishtina, Shkupi dhe Tirana. “Të gjithë politikanët janë faqezinj” e ka përsëritur disa herë ai.

Ai thotë se këta e vlerësojnë çdo lëvizje që angazhohet për bashkim kombëtar. “Vetëvendosjes, Lëvizjes për Bashkim si dhe Aleancës Kuq e Zi ua bëj me dije se çështja kombëtare nuk është çështje partiake, prandaj mjaft me politizimin e çështjes kombëtare. Bashkimi kombëtar nuk është pronë e VETËVENDOSJES. Ashtu sikur politikanët në Prishtinë që e kanë privatizu Kosovën, ashtu edhe Vetëvendosja e ka privatizu bashkimin kombëtar, kjo është e dënueshme njëjte sikur veprimi i politikanëve që po e privatizojnë Kosovën” ka deklaruar ai.

“Unë kam qenë në burg më shumë se jam kanë te dajtë e mi, ose më shumë se sa ka qenë Hashim Thaçi në bordelet e hotelet e Shkupit”.

Kastrioti thotë të jetë burgosur nga autoritetet serbe në Preshevë, në Kakavijë, siç thotë ai nga autoritetet e jashtëligjshme greke, si dhe në Tuz është mbajtur nga Malazezët.

Ai ke treguar një rast se si i është ndaluar hyrja në Mal të Zi. Është lejuar të hyjë në Mal të Zi për shkak te presionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë. “Ambasadori Amerikan ka ndiku që unë të hyjë në Mal të Zi, për shkak se atëherë ka qenë aspirata e Malit të Zi të hyjë në Nato, dhe Ambasadori Amerikan si kusht për anëtarësimin e tyre ja ka vu që unë të lejohem brenda territorit dhe të mos  pengohem” ka thënë ai.

Është kthyer në Kosovë dhe ka hapur 12 biznese këtu, si kompani të sigurimeve, ndërmarrje ndërtimi, televizion kombëtar, dhe lloj-lloj biznese të ndryshme./GazetaExpress

Donjeta Elshani

About KastriotBerishaj

Lini një Përgjigje