Home / Deklarata / LSHB kundër taksës në “Rrugën e Kombit”, thirrje për shëmbje fizike të kufirit

LSHB kundër taksës në “Rrugën e Kombit”, thirrje për shëmbje fizike të kufirit

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paralajmëron Shqipërinë dhe Kosovën se taksa e imponuar rrugore në “Rrugën e Kombit” është e papranueshme për shqiptarët në të dy anët e kufirit të mallkuar Shqipëri – Shqipëri Veriore (Kosovë).

Ndërkohë, që rrejshëm propagandohet për lehtësimet kufitare mes dy shteteve shqiptare, faqezinjtë e klasës së korruptuar dhe kriminale politike të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Shqipërisë Veriore (Kosovës) vëjnë barriera të tjera mes shqiptarëve dhe tentojnë t’i largojnë edhe më shumë. Në kohën kur Kuvendi i Faqezinjëve të Çorientuarve të Kosovës miratoj faljen e një pjese të konsiderueshme të territorit të saj përmes Marrëveshjes anti-ligjore të Demarkacionit dhe në kohën kur pritet një Marrëveshje antikushtetuese mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë shoviniste për Detin, varrosjen e Çamërisë, infektimim e televizionit publik shqiptar në Korçë me transmetime në gjuhën greke (edhepse në Korçë nuk ka minoritet grek) dhe shpikjen e varreve imagjinare të ushtarëve “grekë” në enklavat e imagjinuara shoviniste të platformës shoviniste greke të “Megal Idesë” të kriminelit grek J. Koletit.

Si duket tradhtitë ndaj shqiptarëve nuk do të marrin fund kurrë. Kjo taksë e re rrugore mes dy pjesëve të Shqipërisë së Bashkuar është edhe një tentativë tjetër e dy qeverive tradhëtare për të ndarë shqiptarët edhe më shumë.

Prandaj, ashtu më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë të vendosur, për shëmbjen e kufirit Shqipëri – Kosovë, kësisoj LSHB u ka dhënë afat dy qeverive tradhëtore për heqjen e kufirit Shqipëri – Kosovë deri më 28 nëntor të këtij viti, por jemi të vetëdijshëm që ky kufi nuk do të heqet nga kjo klasë politike tradhëtare dhe këtë po e dëshmojnë çdo ditë duke e forcuar, ndërtuar objekte të reja kufitare dhe duke vënë barriera të papërballueshme për shqiptarët e papunë dhe të rraskapitur nga varfëria ekstreme.

Përfundimisht, shqiptarët në të dy anët e kufirit duhet të organizohen vullnetarisht dhe jo në emrin e një individi apo organizate e lëvizjeje por në EMËR TË VULLNETIT TË KOMBIT, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të SHËMBIN KUFIRIN SHQIPËRI – KOSOVË, në qoftë se është e nevojshme edhe dhunshëm. Gjermanët e rrënuan kufirin e imponuar mes tyre pa pritur që ai kufi të rrënohej nga dikush tjetër apo ndonjë fuqi mbinatyrore, prandaj SHQIPTARË ZGJOHUNI NGA GJUMI ky kufi nuk do të shëmbet nga kjo klasë politike antishqiptare, nga qielli apo në Bashkimin e rrejshëm Europian por DUHET të shëmbet nga shqiptarët e bashkuar, që t’u tregojmë hapur të gjithve se NUK DUROJMË KUFINJË MES SHQIPTARËVE dhe trojeve tona. DUAM BASHKIM, JO NDARJE, DUAM INTEGRIM NDËR-SHQIPTAR PARA INTEGRIMEVE TJERA!

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

About KastriotBerishaj

Check Also

LSHB është kundër armiqve të kombit shqiptar dhe mercenarëve të tyre

Mbivlerësimi i vlerave të huaja dhe sjellja vetëposhtëruese ndaj vlerave kombëtare shqiptare nga kjo klasë …

Lini një Përgjigje