Home / Deklarata / LSHB reagon ashpër ndaj vendimit të RTSH Korçë për transmetimin në gjuhën greke

LSHB reagon ashpër ndaj vendimit të RTSH Korçë për transmetimin në gjuhën greke

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ndaj vendimit të drejtorit të televizionit publik, Radio Televizionit Shqiptar, Thom Gëllçi, i cili ka filluar transmetimin e lajmeve në gjuhën greke në Korçë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon ndërhyrjen e menjëhershe të Republikës së Shqipërisë, si themelues dhe financues i institucionit publik të Radio Televizionit Shqiptar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon pavarësisë të plotë editoriale të Radio Televizionit Shqiptar dhe respektimin në përpikshmëri të ligjit të Republikës së Shqipërisë për televizionin publik.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të RTSH, Thom Gëllçi dhe shkëputjen e të gjitha lidhjeve të Radio Televizionit Shqiptar me organizatave terroriste greke, që synojnë aneksimin e Shqipërisë së jugut, siç është pseudo-politikani grekomadg, Ligoraq Karamelo, i cili është i lidhur me klasën politike të çorientuar kombëtarisht si kandidat i PBDNJ-së në Korçë në koalicion me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, nënshkruesit të faljes së detit shqiptar.

Përse duhet gjuha greke në Korçë kur nuk ka minoritet grekë atje, ndërsa shpirtshiturit për një pension grek sikurse Ligoraq Karamelo, kandidat i organizatës terroriste grekomadhe PBDNJ numërohen në gishta të dorës.

Kastriot Berishaj

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About KastriotBerishaj

Check Also

LSHB është kundër armiqve të kombit shqiptar dhe mercenarëve të tyre

Mbivlerësimi i vlerave të huaja dhe sjellja vetëposhtëruese ndaj vlerave kombëtare shqiptare nga kjo klasë …

Lini një Përgjigje