Ballina / LAJMET / Kastriot Berishaj viziton At Nikolla Markun në Elbasan, ja çfarë premtuan?!

Kastriot Berishaj viziton At Nikolla Markun në Elbasan, ja çfarë premtuan?!

Këtë të shtunë, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj, së bashku me koordinatorin e LSHB Elbasan, Xhildo Ozuni vizituan dioqezën e Shën Mërisë, në kalanë e Elbasanit, ku u pritën nga prifti atdhetar shqiptar At Nikolla Marku.

Në këtë takim u diskutua për çështjen kombëtare, arritjet dhe synimet e LSHB-së, si dhe për Këshillin kombëtar të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, i cili do të mbahet më 16 korrik.

Sëmundja që ka sulmuar ashpër At Nikolla Markun, duket qartë se nuk e ka mposhtur dot. Për shkak të pikëpamjeve të tij për kombin shqiptar dhe kishën shqiptare, ai, edhe sot është nën shënjestër nga maskarada e Janullatosit dhe kishës shoviniste greke.

Në bashkëbisedim e sipër me kryetarin e LSHB-së, z. Kastriot Berishaj, prifti ‘sy patrembur’ At Nikolla Marku shprehu dëshirën, që të jetë pjesë dhe të mbajë një fjalim në Këshillin Kombëtar të LSHB-së, më 16 korrik.

Kryetari i LSHB-së, z. Kastriot Berishaj poashtu përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se:

“Gjatë ditës së sotme, në Elbasan pata nderin dhe knaqësinë të takoj At Nikolla Markun, priftin e kishës ortodokse “Shën Mëria”, i cili së fundmi është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ekonomike. Atit, përveç dhuratës simbolike, flamurit dhe elementeve të tjera kombëtare, e ndihmova financiarisht dhe i premtova që nga sot, për çdo trajtim mjekësor të tij do ta mbuloj unë nga buxheti im personal.

At Nikolla Marku është një ndër rilindasit e fundit të gjallë, prandaj e kemi obligim që përveç të tjerash ta ndihmojm dhe jo thjesht ta takojmë sa për të bërë fotografi.”

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬