Ballina / DEKLARATA / Veliu: Serbia dhe Greqia duhet të paditen për gjenocidin ndaj shqiptarëve

Veliu: Serbia dhe Greqia duhet të paditen për gjenocidin ndaj shqiptarëve

Kjo letër, është dokumenti përmes së cilit, më 13 gusht 2016, Greqia fashiste më shpalli person i padëshirueshëm (non grata). Ashtu sikurse Greqia, njëjtë veproj edhe Serbia, e cila më 7 gusht 2016 më shpalli person i padëshirueshëm (non grata).

Serbia dhe Greqia duhet të paditen për gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe njëherit ne shqiptarët e kemi për obligim ta çlirojmë çdo pëllëmbë të trojeve tona, që këto dy shtete gjakpirëse ende i mbajnë nën sundimin e tyre të egër.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nuk njeh autoritetin e asnjë shteti pushtues në trojet tona dhe kurrsesi nuk i bindet ligjeve të tyre. Ne njohim vetëm autoritetin e Republikës së Shqipërisë, prandaj edhe në të ardhmen, takimet dhe organizimet tona në trojet e pushtuara do të bëhen vetëm duke u bazuar në aktin juridik të 28 nëntorit të vitit 1912 dhe kurrsesi me diktate nga shtetet armike, siç janë: Serbia, Greqia, IRJM dhe Mali i Zi. Përderisa, këto shtete kanë nën pushtim troje shqiptare, ato janë shtete armike për ne. Çlirimi i trojeve shqiptare dhe bashkimi i tyre me trungun – Shqipërinë është i padiskutueshëm.

Para se Greqia të merret me mua, ky shtet gjakpirës duhet të kërkojë falje publike për 2900 viktimat shqiptare të pafajshme të masakruara në Çamëri, për mbi 40.000 shqiptarët e dëbuar me dhunë, për 68 fshatrat e qytetet shqiptare të grabitura e të djegura, të gjitha objektet e kultit të rrënuara dhe shfrytëzimin e padrejtë të pasurive të shqiptarëve autokton të Çamërisë.

Serbia e cila vetëm gjatë luftës së fundit ka vrarë e masakruar mbi 15 mijë shqiptarë, 3 mijë e 600 shqiptarë të zhdukur (sot mbi 1 mijë e 800 janë ende të pagjetur), 20 mijë femra shqiptare janë dhunuar seksualisht, 200 mijë shtëpi dhe prona të shqiptarëve janë rrënuar nga ushtria dhe policia serbe dhe mbi 1 milion shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në drejtim të vendeve të rajonit dhe botës.
Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Arrestimi i gjashtë shtetas turq gjoja të lidhur me lëvizjen gyleniste u bë me urdhër …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬