Ballina / DEKLARATA / Veliu: Projekt-propozim për Modernizimin e Forcave të Armatosura dhe Pasaporta për të gjithë shqiptarët

Veliu: Projekt-propozim për Modernizimin e Forcave të Armatosura dhe Pasaporta për të gjithë shqiptarët

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paraqet projekt-propozimin për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Projekt-propozimi është projekt afatgjatë, që mbështetet në kapacitetet vetëfinancuese të kombit shqiptar në trojet shqiptare dhe në mërgatë. Projekt-propozimi paraqet formën e mundshme për ngritjen e kapaciteteve vepruese të Forcave të Armatosura nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e plotë të institucioneve shtetërore. Fuqizimi ushtarak i Shqipërisë, nënkupton të jetë e aftë që të përmbush detyrimet e saj ndaj aleancës perëndimore NATO, SHBA dhe organizmat e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Tutje ai u shpreh se fuqizimi i Forcave të Armatosua të Shqipërisë është shtylla kryesore për kapërcimin e barrierave të tanishme, që e pengojnë bashkimin kombëtar.

Kreu i LSHB-së ka thënë se procesi i bashkimit të Kosovës, është i pashmangshëm dhe nga Bashkimi Evropian duhet të konsiderohet si një proces normal.

Veliu po ashtu ka thënë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre drejtuar institucioneve vendore, LSHB do të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për organizmin e referendumit dhe organizimin e popullit shqiptar për të rrënuar kufijtë që ndajnë shqiptarët.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB: Kërkesa për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet

Kërkesë drejtuar institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës I nderuar kryeministër …