Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / Veliu në Shkup: IRJM është shtet armik i shqiptarëve. Ilirida t’i bashkohet Shqipërisë

Veliu në Shkup: IRJM është shtet armik i shqiptarëve. Ilirida t’i bashkohet Shqipërisë

Më 30 korrik 2016 në sheshin Skenderbeu në Shkup u promovua Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, që synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar. Në këtë takim u bë prezantimi i Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe promovimi i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” me autor Tahir Veliu-n, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. 
Ja fjalimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Tahir Veliu:

Sot ne jemi mbledhur këtu për t’u treguar të gjithve se SHKUPI është Shqipëri Lindore dhe i përket Shqipërisë dhe kurrën e kurrës SllavoMaqedonisë! Ne jemi këtu për t’i thënë jo politikës servile të klases politike shqiptare dhe ti themi mjaft marrëveshjeve anti-shqiptare në kurrizin tonë.

Marrëveshja anti-kombëtare e Ohrit zyrtarisht mund të shpallet si Marrëveshje e vdekur, ashtu sikurse edhe vetë shteti artificial i IRJM-së.

Një dekadë pas nënshkrimit të Marrëveshjës së Ohrit, e cila i dha fund luftës ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave pushtuese policoro-ushtarake sllavo-maqedonase, IRJM-ja artificiale nuk e ka ndërprerë politikën shtypëse ndaj shqiptarëve autokton. Edhe sot ky shtet artificial i ngritur mbi kurrizin tonë vazhdon t’i trajtojë shqiptarët si qytetarë të pabarabartë, si pakicë dhe jo si komb shtetëformues, duke u’a mohuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, decentralizmin, përfaqësimi i përshtatshëm në institucione shtetërore dhe zgjidhja e statusit të kategorive të luftës së UÇK-së.

Dhuna dhe terrori sistematik sllavo-maqedonas ndaj shqiptarëve është politikë shtetërore, kjo tashmë u po dëshmohet vazhdimisht, me procese dhe raste të montuara ndaj ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Sot burgjet sllavomaqedonase janë stërmbushur me ish-ushtar të UÇK-së që janë të dënuar me burgim të përjetshëm me raste të montuara, dhe sot klasa politike shqiptare e kësaj pjese dhe e dy shteteve shqiptare nuk interesohet për ta.
Aneksin C i Marrëveshjs së Ohrit u garanton risocializim të gjithë ushtarëve të UÇK-së atëherë partitë politike shqiptare në pushtet janë bashkëfajtor për këtë gjendje.

Sot, nga kjo foltore kam nderin por edhe përgjegjësinë të paraqitem para jush si kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar deklaroj publikisht dhe pa asnjë dyshim se ky shtet është armik i shqiptarëve dhe ne duhet ta njohim si të tillë. Krijesa artificiale e Maqedonisë është një mini-jugosllavi që synon shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe tkurrjen e hapësirës shqiptare të kësaj treve.

Kjo krijesë artificiale është shtet monstruoz, që në vend që të merret me problemet thëlbësore të veta, ky shtet lugat vazhdon me politikat e saja gjenocidiste ndaj shqiptarëve autokton.

Të nderuar vëllezër e motra, të nderuar bashkëveprimtar sot trojet tona nën krijesen artificiale të Maqedonisë janë mbushur e stërmbushur me buste e përmendore të armikut të paidentitet dhe flamuri i IRJM-së është ngritur në çdo cep të trojeve tona prandaj ju bëjë thirrje që nga dita e sotme të rreshtoheni rreth Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe ta bëjmë Shqipërinë e Bashkuar, ashtu siç e fali zoti.

Shqiptarët nën Maqedoni janë shumicë. Ne jemi mbi një milion autokton, ndërsa sllavobullgarët janë pakicë ardhacake.

Në Maqedoni jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë të besimit ortodoks në krahinën e Rekës dhe në dy anët e liqenit të Ohrit, madje disa kanë shërbyer dhe shërbejnë edhe nëpër funksione të rëndësishme në institucionet në Shkup prandaj ne u bëjmë thirrje vëllezërve tanë të një gjaku të vetëdijsohen dhe ti kthehen rrënjeve tyre shqiptare.

Shqipëria Lindore kërkon një trajtim të veçantë dhe duhet të jetë prioritet i dy shteteve shqiptare.

Investimi i përbashkët gjithëkombëtar, me projekte stimuluese ekonomike do të shpiente në marrjen dhe vendosjen e pushtetit me shumicë shqiptare në IRJM dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Ruajtja e popullsisë nga shpërngulja dhe stimulimi i arsimimit duhet të bëhet përmes projektit investues mbarëkombëtar.

Shteti i përbashkët shqiptar, përmes Fondit Për Zonat e Rrezikuara të Shqipërisë duhet stimuluar rikthimin në identitet dhe origjinë të shqiptarëve ortodoksë nën IRJM.

Energjia dhe potenciali jonë politik duhet orientuar drejtë, në shërbim të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar dhe përfundimisht, t’i themi ndal investimit të mbrapsht të energjisë dhe potencialit kombëtar, në shërbim të kombeve dhe ideologjive të huaja, që shpeshherë janë në kundërshtim të plotë më interesat kombëtare shqiptare. Prandaj Platforma për Shqipëri të Bashkuar, në jetësimin e shtetit kombëtar shqiptar nuk sheh asnjë vlerë te politikanët dhe personalitetet me origjinë apo kombësi shqiptare që kanë shërbyer në shkallët më të larta të hierarkisë së shteteve të huaja apo atyre që sot u shërbejnë ideologjive të huaja. Platforma për Shqipëri të Bashkuar vlerëson vetëm ata të cilët i shërbejnë kombit shqiptar dhe jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar. Është koha t’i thuhet jo shërbimit për shtetet dhe ideologjitë e huaja, dhe ta ndërtojmë shtëpinë tonë: Shqipërinë e Bashkuar. Përderisa, nuk kemi një shtet kombëtar shqiptar; Shqipëri e Bashkuar, atëherë kontributi i shqiptarëve për të tjerët është i keqorientuar.

Zgjidhja e vetme dhe e drejtë e çështjes shqiptare nën pushtimin e IRJM-së artificiale është e drejta për vetëvendosje, çlirim nga pushtimi dhe ribashkim me shtetin amë – Shqipërinë. Çdo zgjidhje tjetër, do të ishte e përkohshme dhe në kundërshtim të plotë me vullnetin politik të shqiptarëve.

Ilirida (Shqipëria Lindore), është pjesë e pandashme e Shqipërisë së Bashkuar.

Rroftë flamuri kombëtar dhe kombi i bashkuar shqiptar në trojet e veta me kufijt e vet natyror.

Një komb, një shtet, një Shqipëri e Bashkuar!

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬