Ballina / DEKLARATA / Veliu: Marrëveshjet ndërkombëtare rreth çështjes shqiptare kanë qenë të paligjshme – Shqipëria e Bashkuar.AL

Veliu: Marrëveshjet ndërkombëtare rreth çështjes shqiptare kanë qenë të paligjshme – Shqipëria e Bashkuar.AL

Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar është prononcuar në statusin e tij në Facebook, lidhur me Marrëveshjet ndërkombëtare rreth çështjes shqiptare.
Ai ka thënë mes tjerash, se vendimet e tyre kanë qenë të paligjshme, prandaj është obligim i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së t’i shpall zyrtarisht si të tilla.

Në vijim lexoni statusin e plotë të kryetarit Veliu:

“Marrëveshjet ndërkombëtare u hartuan dhe u miratuan mbi shkeljen e së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar, duke mos njohur aktin juridik të 28 nëntorit të vitit 1912, prandaj vendimet e tyre janë të paligjshme ndërkombëtarisht dhe duhet të shpallen të tilla nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, përkatësisht nga Komiteti Special për Dekolonizim (i themeluar në vitin 1962 nga Asambleja e Përgjithshme), sepse çështja shqiptare është çështje koloniale. Në vitin 1990, Asambleja e Përgjithshme shpalli 1990-2000 si Dekadën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Kolonializmit dhe miratoi një Plan të Veprimit. Po ashtu, në vitin 2001, u shpall Dekada e Dytë Ndërkombëtare për Zhdukjen e Kolonializmit, ndërsa në vitin 2011, u shpall 2011-2020 si Dekada e Tretë Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Kolonializmit, prandaj në kuadër të Dekadës së Tretë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të shpallë një Konferencë Londër 2, ku duhet të anulohen vendimet e mëparshme antishqiptare dhe duhet njohur e drejta e kombit shqiptar për dekolonizim dhe të drejtën për vetëvendosje të shprehur më 28 nëntor 1912.” – Tahir Veliu, PLATFORMA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR, Shqipëria e Bashkuar. AL, Tiranë, 2016, fq. 22, 23” /Shqipëria e Bashkuar.AL

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Arrestimi i gjashtë shtetas turq gjoja të lidhur me lëvizjen gyleniste u bë me urdhër …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬