Ballina / DEKLARATA / Kastriot Berishaj: LSHB kërkon të miratohet rezoluta për bashkim

Kastriot Berishaj: LSHB kërkon të miratohet rezoluta për bashkim

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon nga Republika e Shqipërisë, që me procedurë të përshpejtuar dhe në përputhje me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë, të miratojë rezolutën për bashkimin dhe shpalljen e referendumit për ribashkim kombëtar shqiptar. Kërkesa jonë mbështetet në të drejtën e ligjshme, dhe të patjetërsueshme të kombeve për të jetuar të lirë dhe të bashkuar në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe dekolonizim. Në aktin juridik të 28 nëntorit 1912 të Kuvendit të Vlorës”, tha ai.

Tutje ai tha se Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nuk është parti politike, që synon pushtet, por  lëvizje kombëtare që synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare, në një shtet komb shqiptar, me kufijtë e saj natyror e legjitim, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912.

Gjatë kësaj konference, kreu i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Kastriot Berishaj ka paraqitur edhe një projekt-propozim për Shqipëri të bashkuar, për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me pasaporta të Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij qëllimi i këtij projekt-propozimi, është modernizimi dhe ngritja e kapaciteteve vepruese të Forcave të Armatosura për të garantuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬