Ballina / DEKLARATA / Kastriot Berishaj: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Kastriot Berishaj: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Arrestimi i gjashtë shtetas turq gjoja të lidhur me lëvizjen gyleniste u bë me urdhër të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit por u realizua nga Agjencia Turke e Inteligjencës. Gjashtë shtetasit turq që konsiderohen si mbështetës të Fetullah Gulenit dhe kundërshtues të politikës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ishin banorë të Kosovës me leje të vlefshme qëndrimi. Arrestimi apo më mirë të thuhet kidnapimi i tyre i jashtëligjshëm dhe fakti që disa nga institucionet e Republikës së Kosovës ishin të painformuar, ndërsa kryetari i shtetit ishte lidhur në lidhje telefonike me diktatorin Erdogan menjëherë pas përfundimit të operacionit tregon qartë për shkeljet e mëdha të sovranitetit të shtetit, fushë veprimin e jashtëligjshëm të Erdoganit në shtetin tonë dhe këlyshëve të tij të instaluar në organët vendimarrëse të Republikës së Kosovës.

Organizata “FETO” udhëheqët nga kleriku turk Fetullah Gulen, që aktualisht jeton në mërgim të imponuar në SHBA. Turqia osmaniste e diktatorit Erdogan e konsideron lëvizjen e Gulenit si organizatë terroriste. Lëvizja e Gulenit është edhe lëvizje politike, dhe korporatë biznesesh e fokusuar shumë në krijimin e institucioneve private të arsimit, përmes të cilave shpërndahen mësimet e këtij kleriku.

Lëvizja e Gulenit ka shtrirje edhe në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare përmes shkollave private të krijuara me vite. Turqia osmaniste e diktatorit Erdogan ka kërkuar ekstradimin e ish-partnerit të dikurushëm të ngushtë në politikë, Fetullah Gulenit në Turqi për ta gjykuar atë për puçin e dështuar të korrikut të vitit 2016, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga SHBA.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon i bënë thirrje dy shteteve shqiptare që duke respektuar dhe fuqizuar shtetin ligjor të hetojnë të gjitha organizatat e huaja bamirëse dhe fetare që veprojnë në territorin e shteteve tona dhe të merren masat të menjëhershme ndaj atyre që punojnë kundërligjshëm dhe kundër interesave kombëtare të popullit shqiptar.

Kidnapimi dhe dëbimi i gjashtë turqve është shkelje e madhe ndaj Kushtetuës së Republikës së Kosovës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që rrezikon seriozisht përpjekjet për anëtarësim e Republikës së Kosovës në Këshillin e Europës.

Kastriot Berishaj

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

SHQIPTARË BASHKOHUNI kundër FAQEZINJËVE

Jemi në vitin 2018, 19 vite pas dëbimit të Serbisë gjenocidiste nga Kosova. Edhe pas …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬