Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / Veliu ka vizituar në Yonkers të Nju Jorkut varrezat e Vëllezërve Bytyqi, dëshmorë të UÇK-së

Veliu ka vizituar në Yonkers të Nju Jorkut varrezat e Vëllezërve Bytyqi, dëshmorë të UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar (LSHB) Tahir Veliu, gjatë vizitës së tij në Nju Jork të SHBA-ve, ka vizituar varrezat e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, dëshmorë të UÇK-së, shkruan DritarjaOnline.

Veliu ka bërë homazhe pranë varreve të tyre, në shenjë respekti për kontributin e tyre për lirinë e Kosovës, të cilët e dhanë edhe jetën për atdheun e tyre.

Vëllezërit Bytyqi kanë qenë pjesëmarrës të Batalionit Atlantiku, të cilët bashkë me shqiptarë të tjerë kanë ardhur nga Amerika për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e saj me trungun Shqipërinë.

Vëllezërit Bytyqi; Mehmet, Agron dhe Yll Bytyqi, dëshmorë të kombit janë vrarë pabesisht nga policia serbe më 9 korrik të vitit 1999.

Trupat e vëllezërve Bytyqi u gjetën tre vjet më vonë në një varr masiv rreth 400 kilometra nga kufiri, në një qendër stërvitore të policisë serbe në Petrovo Selo. /DritarjaOnline/

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬