Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / Kastriot Berishaj i kundërpërgjigjet Kotzias: Shqiptarët përbëjnë 60% të popullsisë në Greqi

Kastriot Berishaj i kundërpërgjigjet Kotzias: Shqiptarët përbëjnë 60% të popullsisë në Greqi

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Kastriot Berishaj ka reaguar ndaj Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili ka bërë një deklaratë të guximshme përmes një interviste në televizionin publik grek, përmes së cilit ka kërkuar kthimin e të gjithë Shqipërisë në zonë minoritare greke.

“Deklarata e djeshme e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias është një deklaratë qesharake, nga një përfaqësues i një shteti artificial, siç është Greqia, e cila edhepse është vend anëtar i pamerituar i Bashkimit Europian, prapë nuk njeh të drejtat e pakicave kombëtare, veçanerisht të Arvanitasve dhe Çamëve Shqiptarë”, deklaroi Berishaj.

Kastriot Berishaj, poashtu i’u është kundërpërgjigjur Kotzias, i cili ka deklaruar se minoritetit grek duhet të njihet në gjithë shtrirjen e territorit dhe kudo që ata të ndodhen në Shqipëri.

“Nësë z. Kotzias vlerëson se Greqia është shtet demokratik, atëherë le të urdhëron dhe të na bind edhe neve, duke filluar së zbatuari të drejtat e minoriteteve sipas konventave ndërkombëtare, le ti njeh të drejtat e Arvanitasve dhe Çamëve Shqiptarë, të cilët përbëjnë pjesën dërrmuese, me mbi 60% të popullsisë së sotshme në Greqi. Pastaj, le të vazhdon me njohjen e të drejtave të pronave për popullsinë shqiptare të Çamërisë, dëmshpërblimet për pronën e grabitur me dhunë, riatdhesimin e popullsisë së shpërngulur me dhunë, njohjen e gjenocidit ndaj çamëve, të drejten e organizimit të pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, hapjen dhe financimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve, dhe parapërgatitja e terrenit për statusin përfundimtar, mbi parimet e vetëvendosjes dhe të drejtës për dekolonizim të 15.674 km2 territor shqiptar nën pushtimin e Greqisë”, shtoi Berishaj./Shqipëria e Bashkuar.Info

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬