Ballina / LAJMET / Kastriot Berishaj: Faqezinjtë tradhëtorë dhe maskarenjë e rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve

Kastriot Berishaj: Faqezinjtë tradhëtorë dhe maskarenjë e rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme të klasës politike në Kosovë për votimin e demarkacionit.

Kastriot Berishaj ka thënë se “është turp që Luan Haradinaj e paska pasur një vëlla të tillë. Ky që po fal territor të Republikës së Kosovës po e shkel gjakun e vëllezërve të vet.”

“Vota pro këtij ligji është votë kundër të ardhmes. Ju garantoj se ratifikimi i këtij ligji e rrezikon sigurinë kombëtare të kombit shqiptar, vendimi është në dorën tuaj; nëse sot votoni për, atëherë ju do jeni Esat Pashat e nesërm.

Lirinë e lëvizjes, liberalizimin e vizave dhe jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar aktualisht e pamundëson kjo klasë politike e e çorientuar, e korruptuar, anti-ligjore, haraçiste, tmerrësisht e etur për pushtet dhe servile në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet fqinje (pushtues të trojeve shqiptare).

Interesant … Faqezinjtë asnjëherë nuk e falin tokën, shtepinë, apo pasurinë personale por vetëm trojet e Atdheut, pasurinë e kombit dhe i shfrytzojnë pasuritë e fituara jashtëligjshëm, si plaçkë lufte njejtë sikurse të ishin pushtues; njejtë siç ka vepru Serbia gjenocidiste në Kosovë, Greqia shoviniste në Çamëri dhe pushtuesit tjerë në trojet tjera, kjo tregon se faqezinjtë e klasës politike nuk janë të çmendur, as të çorientuar por qëllimisht i realizojnë urdhërat e armikut.

Sikurse të ishin të çmendur, e kishin fal pasurinë e tyre dhe nuk ishin bërë milionera në kurriz të interesave madhore të kombit.

Dhe në fund, me vite me radhë juve faqezinjë, tradhetorë dhe maskarenjë do ju mallkojnë edhe foshnjët në djepa, që u’a mbysni ardhmerinë ende pa lindur”, përfundon reagimi i z. Kastriot Berishaj, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar./Shqipëria e Bashkuar.AL

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Referendum për bashkim kombëtar dhe rrënim të kufijve të imponuar (Video)

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar përmes protestave të sotme në pikën kufitare në Morinë, kanë …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬