Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / Berishaj dhe Walker nderojnë Skënderbeun, zotohen për bashkëpunim

Berishaj dhe Walker nderojnë Skënderbeun, zotohen për bashkëpunim

Sot në Prishtinë kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Kastriot Berishaj me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim miqësor me ish-ambasadorin e OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, z. William Walker.

Gjatë takimit të sotëm, z. Berishaj e njoftoj ish-ambasadorin rreth Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Platformës për Shqipëri të Bashkuar dhe aktivitetëve të tjera kombëtare. Z. Walker dhe z. Berishaj poashtu vizituan monumentin e sapo rregulluar të kryeheroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotit në Prishtinë. Z. Walker vlerësoi lartë figurën kombëtare të Gjergj Kastriotit dhe njëherit u shpreh i knaqur pllakën e re të kryeheroit, e cila është rregulluar ditë më parë nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar.

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, z. William Walker poashtu i shprehi mirënjohje z. Berishaj për shpalljen “non grata” nga autoritetet serbe dhe greke, duke vlerësuar se kjo tregon qartë politikën e tyre shoviniste ndaj shqiptarëve. Berishaj dhe Walker u pajtuan të vazhdojnë takimet e përbashkëta për bashkimin e shqiptarëve.

Një një postim në rrjetin social Facebook, Berishaj e ka cilësuar z. Walker hero të gjallë të shqiptarëve. Walker ka sensibilizuar spektrin ndërkombëtar rreth çështjes së Kosovës dhe i tregoi botës se Serbia po bënte gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬