Ballina / LAJMET / Berishaj dhe Danaj: Shqipëria e Bashkuar është e pashmangshme

Berishaj dhe Danaj: Shqipëria e Bashkuar është e pashmangshme

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, të shpallur nga Qeveria e Re e Shqipërisë dhe tre përvjetorëve të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar, sonte në Tiranë u mbajtë takimi mes Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Listës për Shqipëri Natyrale. 

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Kastriot Berishaj dhe koordinatori i Degës së LSHB-së në Tiranë, z. Frrok Bardhi gjatë takimit me kryetarin e Listës për Shqipëri Natyrale, z. Koço Danaj diskutuan një serë çështjes me rëndësi kombëtare, që janë në shërbim të realizimit të pikave nga Memorandumi i Bashkëpunimit mes Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Listës për Shqipëri Natyrale të nënshkruar me 4 Dhjetor të vitit 2016 në Tiranë, dhe që janë në shërbim të jetësimit të aktit juridik të 28 nëntorit të vitit 1912 të Kuvendit Mbarëkombëtar të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me kufijtë juridik dhe natyror.

Berishaj dhe Danaj u pajtuan, që të vazhdojnë takimet e rregullta. “Pas legalizimit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar nga Republika e Shqipërisë, përfundimisht politikën shqiptare do ta komandojnë interesat kombëtare”, deklaroi Berishaj.”Shqipëria Natyrale qendron mbi të gjitha, dhe ne jemi vetëm shërbëtor të jetësimit të aktit juridik të 28 Nëntorit të 1912-es”, përfundoi Danaj.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Faqezinjtë tradhëtorë dhe maskarenjë e rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬