Ballina / LAJMET / U themelua Dega e LSHB-së për Prishtinë 

U themelua Dega e LSHB-së për Prishtinë 

Sot në ambientet e hotelit Grand u mbajt tubimi themelues i Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Prishtinë.

Në këtë tubim, kryetari i LSHB-së Tahir Veliu ka përshëndetur të pranishmit dhe i ka përgëzuar për vullnetin e tyre që iu bashkuan këtij misioni të shenjtë në funksion të bashkimit kombëtar, shkruan DritarjaOnline.
“Kënaqësi e madhe që edhe Prishtina po i bashkohet karvanit tonë për bashkimin kombëtar. Lëvizja jonë çdo ditë e më shumë po rritet. Kjo ka arritur në të gjitha trojet etnike. Ne po punojmë që të prekim çdo cep të këtyre trojeve. Na gëzon fakti se Lëvizjes tonë po i bashkohen shumë qytetarë nga të gjitha anët”, ka thënë mes tjerash Veliu.
Më pas u bë prezantimi i programit politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, nga koordinatori për Prishtinë Allen Meta.
Dhe krejt në fund u zgjodh Këshilli themelues i Degës për Prishtinë.

Tubimin themelues e ka nderuar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Shoqatës “Çamëria” Kosovë Nexhmi Muçiqi me bashkëpunëtorë. /DritarjaOnline

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬