Ballina / LAJMET / U themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Istog

U themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Istog

Sot në Istog u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe u zgjodhen koordinatorët e Degës që do ti prijnë procesit të ribashkimit të Shqipërisë. 

Në fillim anëtarët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar bënë homazhe të kompleksi i Dëshmorëve në qendër të qytetit dhe pastaj vazhduan për në restorantin Trofta. Takimi filloj me intonimin e hymnit kombëtar dhe më një minut heshtje, në nderim të të gjithë dëshmorëve që ranë në Altarin e Atdheut për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është themeluar më 16 korrik të vitit 2016 dhe është Lëvizje gjithkombëtare politike e demokratike, që ka qëllim përfundimtar zgjidhjen tërësore të çështjes kombëtare shqiptare dhe angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar -Shqipëri të Bashkuar, tha kryetarja e koordinatorëve të Degës së LSHB-së për Istog znj. Tushe Elshani, e cila vazhdoi fjalimin e saj duke e vlerësuar pozitën e popullit shqiptar në të gjitha trojet tona, duke theksuar se gjysma e trojeve tona janë të pushtuara dhe se pa çlirimin dhe bashkimin e tyre në një shtet kombëtar, nuk do të ketë stabilitet në Gadishullin Ilirik. Në këtë frym lindi dhe po konstituohet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar e cila do ti bart mbi supe proceset e ndryshimeve pozitive që do të bëhën në të gjitha trojet shqiptare. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të angazhohet për zhvillim ekonomik të qendrueshëm nepërmjet ekonomisë prodhuese mbarëkombëtare, duke ofruar mbrojtje të tregut kombëtar në interes të kombit, duke ju ofruar kushte të barabarta për investime dhe me lehtësira të veçanta për mërgaten shqiptare. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për emancipimin e një klase politike në emancipimin e vlerave të mirëfilleta kombëtare që burojnë nga tradita, kultura, humanizmi, transparenca dhe interesi i përgjithshëm kombëtar.

Fjalen përshëndetëse të kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu e lexoi z. Isa Maloku ku shpalosi para të pranishmëve vizionin e Lëvizjes për bashkimin e Shqipërisë. Ndërsa z. Luan Qeta e prezantoi Programin Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe që zgjoi një interesim të madh tek të pranishmit. Ndërsa formimin e degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Istog e përshëndeten dhe e uruan Degët nga Tirana, Patosi dhe Peja.

Ndërsa, koordinatorja e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar – Dega Prishtinë znj. Albiana Tolaj tha se sot në Istog dhe nësër në New York po e përforcojmë Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar edhe me dy shtylla të forta të bashkëveprimtarive tona.

Në Istogun e bukur më patriot të shquar dhe në New Yorkun e kontributit të madh të çështjes kombëtare nga atdhetarët e të gjitha trojeve shqiptare, sot dhe nesër e përvgjithmonë ju themi se jemi të palëkundur për Bashkimin e Shqipërisë. Këto dy takime zyrtarizojnë zgjerimin formal të Lëvizjes për ëndrrën tonë shekullore.Në emer të LShB-së Dega në Prishtinë, ju uroi punë te mbarë në arritjen e qellimeve tona madhore, duke kujtuar thënjen e patriotit ton z Ukshin Hoti që thotë:

“Shqipërinë e pabërë, bëjë Shqipëri të bërë , bëje ose vdis !”
Themelimin e Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për Istogun e përshëndetën edhe Arianit Mehmeti nga Dega e Drenasit dhe Kreshnik Lukaj nga Dega e Pejës.
Enkas për themelimin e degës së LSHB për Istog nga Austria kishte ardhur edhe veprimtari i çështjes kombëtare, njëherit koordinator i LSHB-së për Austri z. Bedri Avdijaj i cili përshëndeti themelimin e Degës së LSHB për Istog dhe foli mbi situatën e përgjithme të trojeve tona dhe në përgjithësi për poziten e popullit shqiptar në hapësiren gjeografike shqiptare dhe domosdoshmërinë e inkuadrimit të popullit në këtë Lëvizje.
Themelimin e degës e përshëndeti edhe prof. Sadik Maxharraj dhe shprehu optimizmin për bashkimin e trojeve shqiptare në Shqipëri të Bashkuar më Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar. Në fund moderatori z. Frashër Racaj i prezantoi koordinatorët e Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashukuar për Istogun.
Lista e Koordinatorëve
1.Tusha Elshani, kryetare e Degës

2.Luan Qeta
3.Isa Maloku
4.Sadik Magjarraj
5.Isuf Mavraj
6.Adem Geci
7.Bedri Avdiaj
8.Armend Llapi
9. Vesel Boletini
10.Niman Blakaj
11.Artan Mavraj
12.Avni Balaj
13.Hasan Qeta
14.Dardan Tafilaj
15.Artan Imeraj
16.Negjdet Mehmetaj
17.Qerim Dervishaj
18. Flamur Gashi
19.Arijan Elshani
20. Naser Kabashi
21.Xhevat Qetaj

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬