Ballina / LAJMET / U botua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

U botua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

Ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu përmes një njoftimi në rrjetin social facebook ka njoftuar opinionin për botimin e librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”. “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” me autor Tahir Veliu, përmban në thelb, fazat e çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri e Bashkuar.
Libri, poashtu argumenton idenë së Shqipëria e Bashkuar nuk është vetëm dëshirë dhe aspiratë, por është një proces i pashmangshëm, që mbështetet në vullnetin e popullit shqiptar autokton për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, dhe i bashkuar brenda kufijve të vet natyror, historik dhe juridik. Shqipëria e Bashkuar në Europë të Bashkuar./Shqipëria e Bashkuar.AL

Ja postimi i plotë:

Të dashur vëllezër e motra,
Të nderuar shqiptarë kudo që jeni,
Ju njoftoj se libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” (ISBN 978-0-9948098-0-3) është botuar. Të gjithë ata që kanë dëshirë ta porositin këtë mund ta bëjnë përmes www.tahirveliu.com
Pas 10 ditësh libri mund të porositet edhe nga distributor të njohur ndërkombëtar, si Amazon, Barnes & Nobles, Ingram etj. Njëherit, edhe verzioni elektronik do të botohet pas një kohë të shkurtër me këtë ISBN: 978-0-9948098-1-0
Libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” do të promovohet më 16 Korrik në Prishtinë, ku do të organizohet edhe mbajtja e Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Ndërsa, promovimet tjera do të vazhdojnë bashkarisht me tubimet promovuese të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në këto kryeqendra të Shqipërisë: Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht).

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB protestoj kundër heqjes së flamurit kombëtar, kërkon rikthimin e menjëhershëm

Disa aktivistë dhe përfaqësues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar protestuan mbrëmjen e djeshme, për …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬