Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / Tiranë: Protestë kundër marrëveshjeve tradhëtare, që cenojnë integritetin

Tiranë: Protestë kundër marrëveshjeve tradhëtare, që cenojnë integritetin

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë protestuar paraditen e së shtunës përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë, që sipas deklaratës së vetë ministrit grek, Kotzias, do t’i jepte shtetit grek një zgjerim prej 12 miljesh në vijën e saj detare.

Fillimisht protestuesit kënduan himnin kombëtar dhe më pas shpalosën parulla si “Atdheu në rrezik”, apo “Shitët detin dhe Çamërinë”.

Në këtë protest paqësore morri pjesë edhe Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar e cila që nga fillimi e kundërshtoi këtë marrëveshje dhe ishte kundër bisedimeve pa kritere, që cenojnë interesin tonë kombëtar dhe intigritetin e vendit tonë.

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” apo “Atdheu në rrezik” kanë qenë disa nga parullat që kanë shoqëruar thirrjet e protestuesve.

“Këta po na marrin pronen, po falin detin, por nuk mund te na marrin dot ne, pasi ne nuk do ta lejojme. Ne nuk veme autobuse si partitë politike, ndaj shumë nuk kane pasur mundësi të na bashkohen në këtë protestë, por ata janë me ne. Ne nuk do të na ndalin. Jo kësaj qeverie dhe këtyre zuzarëve”- tha Aulon Kalaja, nismëtar i kësaj proteste qytetare.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj i kundërpërgjigjet Kotzias: Shqiptarët përbëjnë 60% të popullsisë në Greqi

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Kastriot Berishaj ka reaguar ndaj Ministrit të Jashtëm …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬