Ballina / LAJMET / Tiranë: Më 28 nëntor u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Tiranë!

Tiranë: Më 28 nëntor u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Tiranë!

Më 28 Nëntor, në ora 13:00, u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Tiranë. Themelimi i Degës së LSHB-së në Tiranë pikërisht më rastin e festave të 28 nëntorit filloi me intonimin e hymnit kombëtar dhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje kombëtare që shtrihet në të gjithë hapësirat e trojeve tona etnike, sipas aktit juridik të 28 nëntorit të Kuvendit mbarëkombëtar të Vlorës. Akti juridik i 28 Nëntorit na obligon të gjithëve, që të punojmë të bashkuar, si një trup i vetëm për bashkimin e trojeve tona dhe jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit.”, deklaroi z. Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

z. Besnik Doku, anëtar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar nga Tirana, mbajti një fjalim rasti dhe përshëndeti krijimin e Degës në Tiranë dhe njëherit falenderoj delegacionin e LSHB-së nga gjitha trojet etnike që kishin rrugëtuar mijëra kilometra për të marrë pjesë në takimin e Tiranës.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synon bashkimin e republikave të Kosovës dhe Shqipërisë, nëpërmjet referendumit demokratik dhe njësimin institucional e shtetëror me forma paqësore.
 Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synon bashkimin e trojeve shqiptare sot të pushtuara, në kufijtë natyror të saj me Shqipërinë, duke përdorur të gjitha metodat dhe mjetet demokratike për realizimin e aspiratës kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar” deklaroi z. Bashkim Ibrahimi, gjatë prezantimit të Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Takimin e përshëndeti edhe z. Fabjol Kripa nga Dega e LSHB-së në Patos, z. Muharrem Bajraktari nga Dega e LSHB-së në Drenas dhe z. Vullnet Sadiku nga trojet shqiptare nën Maqedoni.

Anëtar të Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar të Degës Tiranë janë: 
Frrok Bardhi, Besnik Doku, Edi Dervishi, Dritan Zaçe, Bashkim Ibrahimi dhe Dr. Adil Mustafa.

Delegacioni i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar ka bërë homazhe në Prekaz, tek varrezat e dëshmorëve të familjes familjes Jashari, pastaj në Polac të Drenicës kanë nderuar arkitektit e Shqipërisë Etnike Hasan Prishtinën. Homazhe janë bërë edhe në Tiranë tek busti i kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti, tek busti i Ismail Qemal Vlorës dhe tek busti i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬