Ballina / LAJMET / Themelohet Dega e LSHB-së edhe në Kurbin (FOTO)

Themelohet Dega e LSHB-së edhe në Kurbin (FOTO)

Tani sapo përfundoi tubimi themelues i Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Kurbin.

Takimin themelues të Degës në Kurbin, e filloi Frashër Racaj, njëri ndër nismëtarët e parë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, i cili e prezantoi programin politik ia dha fjalën e parë kryetarit të LSHB-së Tahir Veliu, shkruan DritarjaOnline.

Kryetari Veliu foli rreth gjendjes aktuale në trojet shqiptare dhe shpalosi para të pranishmëve vizionin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Veliu foli po ashtu për domosdoshmërinë e shtrirjes së LSHB-së dhe formimin e degëve ne çdo qytet të Shqipërisë së Bashkuar.

Ndërkaq Kujtim Lleshaj mbajti fjalim rasti ku u zotua për përhapjen e idesë për Shqipëri të Bashkuar dhe LSHB-së në Kurbin.

Formimin e degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Kurbin e nderoj pjesëmarrja e Koordinatorit të Anëtarësimeve z. Qenan Morina dhe koordinatorëvë: nga Prishtina Ylli Elshani dhe Albiana Tolaj, nga Peja Albi Racaj, nga Drenasi Muharrem Bajraktari dhe Alban Mulaj, dhe nga Shkupi Vullnet Sadiku. 

Koordinatoret e zgjedhur të Degës së Kurbinit janë: Kujtim Lleshaj, Klodi Sadiku, Kujtim Martinaj, Gjergj Marku, Xhovalin Ndreca dhe Orledi Lleshaj. /DritarjaOnline

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬