Ballina / DEKLARATA / Të bashkuar jemi të pathyeshëm

Të bashkuar jemi të pathyeshëm

Të nderuar shqiptarë kudo që jeni,
Ju falenderoj përzemërsisht për interesimin dhe përkrahjen tuaj. Njoftimi që botuam rreth formimit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar bëri një jehon mjaftë të madhe në hapësirat e Shqipërisë Natyrale dhe në mërgaten shqiptare. 
Jemi duke punuar me vullnet të mirë, ndërgjegje të pastër dhe besim të plotë në kuadër të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, drejt ndryshimeve pozitive për të ardhmen e kombit. Por, këtë duam ta bëjmë me ju. Ne, të bashkuar jemi të pathyeshëm. 
Ne çdo ditë marrim shumë mesazhe, telefonata dhe letra nga misionarët e Shqipërisë së Bashkuar, të të gjithë hapësirës shqiptare dhe mërgatës, të cilët kanë dëshirë të bashkohen me Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar. 
Koha nuk pret! Tani është momenti historik për kombin shqiptar, për t’u zhvilluar si komb dhe për t’u bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar – Shqipëri të Bashkuar. Të bashkohemi rreth Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe të punojmë së bashku për jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit 1912 të Kuvendit Gjithëkombëtar të Vlorës!
Tahir Veliu

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar 

16 mars 2016

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Arrestimi i gjashtë shtetas turq gjoja të lidhur me lëvizjen gyleniste u bë me urdhër …

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬