Ballina / LAJMET / Sot, u themelua Dega e LSHB-së në Burrel

Sot, u themelua Dega e LSHB-së në Burrel

Sot në Burrel u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe u zgjodhen koordinatorët e Degës që do ti prijnë procesit të ribashkimit të Shqipërisë. 

Delegacioni i LSHB-së bëri nderime përball pllakës e cila përkujton repartin ushtarak në qytetin e Burrelit, ku në Mars, Prill, Maj dhe Qershor 1999, u përgatiten rreth 4000 luftëtar të UÇK-së, që ju përgjigjen urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm për mobilizim të përgjithshëm mbarëkombëtar. Në Burrel erdhën Bij e Bija nga të gjitha anët e atdheut e nga diaspora shqiptare dhe u përgatiten ushtarakisht 53 ushtarak të ushtrisë së rregullt të Shqipërisë nga të gjithë gjinit ushtarake për t’iu përgjigjur forcave kriminale të okupatorit Serbo-Sllavë.

Takimin themelues të Degës në Burrel, e filloi z. Frashër Racaj, një ndër nismëtarët e parë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, i cili i’a dha fjalen e parë kryetarit të LSHB-së Tahir Veliu. Kryetari Veliu foli rreth gjendjes aktuale në trojet shqiptare dhe shpalosi para të pranishmëve vizionin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. 

Z. Klevin Dishi mbajti një fjalë rasti, ku u zotua për organizimin e mirëfillt të Degës së LSHB-së në Burrel dhe përhapjen e vizionit të Platformës për Shqipëri të Bashkuar.

Pastaj, z. Frashër e prezantoi Programin Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Ndërsa formimin e degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Burrel e nderoj pjesëmarrja e Koordinatorit të Anëtarësimeve z. Qenan Morina dhe koordinatorëvë: nga Prishtina Ylli Elshani dhe Albiana Tolaj, nga Peja Albi Racaj, nga Drenasi Muharrem Bajraktari dhe Alban Mulaj. 

Në fund të takimit u zgjodhen koordinatorët e Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashukuar për Burrel.
Lista e Koordinatorëve

1. Klevin Dishi

2. 
Arlind Doci

3. Mariglen Bushi

4. Drilon Nuraj

5. Gerald Dishani

6. Ermir Doci

7. 
Bled Koxha

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬