Ballina / DEKLARATA / Shqipërinë, Kosovën dhe trojet e tjera të pushtuara të Shqipërisë, i rrezikon kjo klasë politike e çorientuar, servile, kriminale dhe anti-kombëtare

Shqipërinë, Kosovën dhe trojet e tjera të pushtuara të Shqipërisë, i rrezikon kjo klasë politike e çorientuar, servile, kriminale dhe anti-kombëtare

Prononcim: Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar

Shqiptarët, padyshim që i janë gëzuar shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si fazë e përkohshme në shërbim të synimit përfundimtar – jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar, ashtu siç është sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe betimin e Ushtrive Çlirimtare (UÇK-UÇPMB-UÇKombëtare).
Duke pasur parasysh se të gjitha përpjekjet e shqiptarëve, qysh nga periudha e Besëlidhjes së Lezhës e deri më sot, synim kryesor kishin dhe ende kanë çlirimin dhe ribashkimin kombëtar, atëherë tentativat e rrezikshme për krijimin e një “kombi kosovar” janë plotësisht anti-shqiptare dhe kundër vullnetit të shqiptarëve, veçanerisht atyre që jetojnë në Kosovë.

Deklarata e panevojshme, anti-shqiptare dhe aspak diplomatike e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nxiti një mini përplasje mes klaneve këndej dhe andej Drinit. Ky mllef i shfaqur i Ministrit të Jashtëm, më së miri i shërben politikës pansllaviste dhe kurrsesi Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare. 

Republika e Shqipërisë është e obliguar, në bazë të Kushtetutës, saktësisht nenit 8, ku thuhet se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare te popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”, prandaj, me të drejtë çdo zyrtar i Republikës së Shqipërisë, është i obliguar të mbroj interesat e kombit shqiptar. 

Klasa politike e Republikës së Kosovës duhet ta ketë parasysh se Republika e Shqipërisë, ishte shpallur e pavarur dhe sovrane me 28 nëntor të vitit 1912, nga delegatët e të gjitha trojeve shqiptare dhe fal përpjekjeve kombëtare të tërë shqiptarëve, padallim feje e krahine. 

Jo, jo fjalët e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për Kosovën, nuk e dëmtojnë dhe nuk e shkatërrojnë Kosovën. Kosovën e shkatërron korrupcioni, krimi i organizuar, moszhvillimi ekonomik, kapja e shtetit, kjo klasë politike e cila pushtetin e sheh si mundësi për përfitime të përjetshme klanore e partiake, mediat e papërgjegjshme që krijojnë përçarje ndërshqiptare (të financuara nga Serbia), kompromiset e njëpasnjëshme të këtij pushteti me Serbinë, dhe tendenca anti-shqiptare e financuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, për shkombëtarizimin e qytetarëve të vet shumicë – shqiptarëve, siç ishte rasti i fundit i fabrikimit të lajmit të rrejshëm, për gjoja ndalesen e flamurit kombëtar shqiptar në ndeshjet e përfaqsuesës së Kosovës.

Shqipërinë, Kosovën dhe trojet e tjera të pushtuara të Shqipërisë, i rrezikon kjo klasë politike e çorientuar, servile, kriminale dhe anti-kombëtare, e cila heshtë për trojet e pushtuara shqiptare (Iliridën nën IRJM, Malësinë e Madhe nën Mal të Zi, Kosovën Lindore nën Serbi dhe Çamërinë nën Greqi), kjo klasë politike që nuk ndan fond të veçant për trojet e pushtuara shqiptare, kjo klasë politike e cila ende heziton për krijimin e tregut mbarëkombëtar shqiptar, kjo klasë politike e cila heziton të krijojë një ligë mbarëkombëtare, kjo klasë politike e cila nuk pajisë të gjithë shqiptarët padallim me pasaportë shqiptare, kjo klasë politike e cila ka degraduar sistemin arsimor kombëtar, kjo klasë politike e cila detyron shqiptarët të shpërngulen nga trojet e tyre, në mungesë të vendeve të punës dhe sigurisë jetësore dhe përfundimisht kjo klasë është e pa aftë për të udhëhequr shqiptarët, në rrugen e pashmangshme të jetësimit të shtetit kombëtar të shqiptarëve – Shqipërisë së Bashkuar, si parakusht për stabilitet rajonal dhe zhvillimin e mirëqënies afatgjate të kombit shqiptar. Trojet shqiptare nuk janë të varfëra, por të varfëra i bënë kjo klasë politike, që është nën ndikimin e shteteve fqinje, armike dhe pushtuese të më shumë se gjysmës së trojeve tona.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬