Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / Policia serbe shpall person non grata kryetarin e LSHB z. Tahir Veliu

Policia serbe shpall person non grata kryetarin e LSHB z. Tahir Veliu

Dje, policia pushtuese serbe pamundësoi, që kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu të kaloj kufirin dhe të jetë në Preshevë në promovimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe promovimin e librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”. Ndërkohë në Preshevë dhe pikërisht në vendin ku ishte paralajmëruar takimi i LSHB-së, xhandarmeria serbe kishte vendosur automjete të shumta policore dhe ushtarake.

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu ka deklaruar se: “Mua mund të më akuzoni dhe të më bëni pengesa, por trenin e Shqipërisë së Bashkuar nuk mund ta ndalni kurrë! Kosova Lindore do t’i bashkohet Shqipërisë, ashtu sikurse gjitha trojet e tjera shqiptare që ende janë nën pushtimin e shteteve fqinje fashiste. Shqipëria e Bashkuar është kërkesë e drejtë, në përputhje me të gjitha aktet dhe konventat ndërkombëtare. Është kërkesë për paqe dhe në kohën e duhur.”

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje mbarëkombëtare politike dhe demokratike, që është themeluar më 16 korrik 2016.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar. /KI/

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬