Ballina / PAGUAJE ANËTARËSINË

PAGUAJE ANËTARËSINË

Kuota vjetore e anëtarësisë €25
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar,
dhe
Ju simpatizantët e shumtë të saj nëpër të gjithë botën,

Siç edhe mund ta paramendoni, çështja e jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar kërkon shumë angazhim, shumë fonde, shumë njerëz dhe shumë energji intelektuale e fizike. Shqipëria e Bashkuar nuk do të mund të realizohet pa ndihmën e çdo shqiptari. Prandaj, edhe pse sipas Statutit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar kuota e anëtarësisë nuk është obligative, ju që jeni anëtarësu në LSHB, mos hezitoni që ta paguani atë, sepse vetëm kështu do të mund të fuqizohet LSHB-ja.

Ju jeni ata të cilët do t’a gëzoni Shqipërinë e Bashkuar, prandaj, ndihmoni LSHB-së, që të ndihmoni veten tuaj.

Me respektin më të madh për të gjithë shqiptarët e angazhuar në jetësimin e aspiratës së natyrshme për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar