Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / Nga veriu në jug, LSHB nisë takimet në gjithë qytetet e Shqipërisë së Bashkuar – BotaSot

Nga veriu në jug, LSHB nisë takimet në gjithë qytetet e Shqipërisë së Bashkuar – BotaSot

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, nga Tirana ka nisur turin e saj të ri në qytetet e ndryshme të Shqipërisë, për të bërë prezantimin e idesë së kësaj Lëvizje.

LSHB-ja, që drejtohet nga Tahir Veliu, është lëvizje mbarëkombëtare politike dhe demokratike, që ka për qëllim përfundimtar zgjidhjen tërësore të çështjes kombëtare shqiptare, e cila angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet vetëm kombëtar shqiptar-Shqiperinë e Bashkuar.
LBSH-ja, që më disa takime me shqiptarët nën Greqi, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, ka shkaktuar termet politik dhe mediatik në këto shtet, sipas liderit të sajë Tahir Veliu, ky turn ka për qëllim që Lëvizjen ta afroj sa më afer qytetarëve shqiptar dhe të bejë prezentimin e idesë për një Shqipëri të Bashkuar “Pas takimit themelues ne Prishtinë, dhe takimeve pasuese në Tiranë, Shkup, Preshevë, Janinë, Tuz, më tani shtrijmë aktivitet tona me prezantimin e programit politik te LSHB-së, edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, me synim që ideja e jonë të jetë sa më e pranuar nga shqiptarët të të gjitha trojet etnike ku jetonë”.
Në prezentimin që u mbajtë në Tiranë e vazhdoi më pasë në qytetin bregdetar të Durrësit, vrehej një interesim i madh i qytetarëve tiranas për LSHB-në dhe anëtarësimin e tyre në këtë lëvizje. Sipas z.Veliu, pas Tiranës dhe Durrësit, karnevali i takimeve dhe bashkbisedimi me shqiptarët do të vazhdoj në qytetet e tjera, si Lezhë, Shkodër, Berat, Vlorë, Sarandë dhe qytetet të tjera të Shqipërisë së Bashkuar nga veriu deri në jug./n.h – Bota Sot

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬