Ballina / LAJMET / Në Calgary u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për krahinën e Albertës në Kanada

Në Calgary u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për krahinën e Albertës në Kanada

Dje, më 8 Prill në Calgary të Kanadas u mbajt takimi themelues i Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për Alberta. 

Takimin themelues të Degës së LSHB-së për Alberta e hapi, kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, z. Dorian Londo, i cili ishte edhe organizues dhe mbështetësi kryesor i themelimit të Degës.

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu gjatë fjalimit të tij mbi të gjitha vlerësoj kontributin e vazhdueshëm të mërgatës shqiptarë gjatë gjitha zhvillimeve pozitive të historisë sonë kombëtare, ku rëndësi të veçant i kushtoj domosdoshmërisë së bashkimit të shqiptarëve rreth LSHB-së dhe Platformës për Shqipëri të Bashkuar, që jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar të jetë sa më i afërt.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se gjendja aktuale në territoret e Shqipërisë së Bashkuar kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve atdhetar, që mbi interesat e tyre personale kanë aspiratën e natyrshme të kombit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912, të Kuvendit të Vlorës për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar, ashtu siç e projektuan baballarët e kombit” deklaroi Veliu.

Në këtë takim, u prezantuan pikat kryesore të Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe vizioni i LSHB-së për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si dhe u shpërndan libri falas “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, me autor Tahir Veliu për të gjithë pjesëmarrësit. 

Në fund të takimit, të pranishmit zgjodhen Këshillin Themelues të Degës së LSHB-së për krahinën e Albertës.

Koordinator të Degës së LSHB-së për Alberta u zgjodhën: Dorian Londo, Virgjil Simoni, Ndoc Frroku, Armando Jaupi, Remzi Ibrahimi, Gazmend Manaj, Bujar Gjuka, Ilir Kuqi, Nebi Murseli dhe Hektor Askushaj.






About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬