Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / Ndalohet në Kakavijë ideatori i Shqipërisë së Bashkuar – ResPublica

Ndalohet në Kakavijë ideatori i Shqipërisë së Bashkuar – ResPublica

Policia kufitare e Kakavijës i ka ndaluar hyrjen në Greqi Tahir Veliut, person i cili është në listën e njërëzve të padëshiruar për autoritetet greke. Mediat e vendit fqinj raportojnë se Tahir Veliu do prezantonte në Janinë një libër për “Shqipërinë e Madhe”.
Tahir Veliu është ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Veliu ka njoftuar opinionin për botimin e librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” dhe prezantimin në Janinë më 13 gusht. Sipas përshkrimit të vetë autorit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” përmban në thelb, fazat e çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri e Bashkuar.
Libri argumenton idenë së Shqipëria e Bashkuar nuk është vetëm dëshirë dhe aspiratë, por është një proces i pashmangshëm, që mbështetet në vullnetin e popullit shqiptar autokton për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, dhe i bashkuar brenda kufijve të vet natyror, historik dhe juridik. 
http://www.respublica.al/2016/08/14/ndalohet-në-kakavijë-ideatori-i-shqipërisë-së-bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬