Ballina / LAJMET / LSHB zhvilloi aksion simbolik në hyrje të UP-së kundër largimit të flamurit kombëtar (FOTO)

LSHB zhvilloi aksion simbolik në hyrje të UP-së kundër largimit të flamurit kombëtar (FOTO)

Sot, rreth orës 12:00, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar – Dega në Prishtinë ka zhvilluar një aksioni simbolik, në hyrje të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, përmes së cilit shprehu paknaqësinë rreth largimit të djesh të flamurit kombëtar shqiptar nga salla e mbledhjeve (senatit) në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

LSHB në hyrje të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ka vendosur gjashtë flamuj kombëtar shqiptar; një flamur për çdo pjesë të hapësirave shqitare, simbolin e saj dhe mbishkrimin “Mos ma prek flamurin”.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe private, që të angazhohen për ruajtjen e simboleve tona kombëtare, e veçanerisht flamurit kombëtar, me të cilin me shekuj me radhë populli shqiptar luftoi dhe sakrifikoj për mbrojtjen e tij.

“Largimi i flamurit kombëtar shqiptar padyshim ishte një akt i papranueshëm, ashtu sikurse është e papranueshme lufta speciale për shkombëtarizimin dhe mohimn e identitetit shqiptar të Kosovës” deklaroi Muharrem Bajraktari, koordinator i LSHB-së.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬