Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / LSHB vazhdon aktivitetin, sot ishte në Mitrovicë – DritarjaOnline

LSHB vazhdon aktivitetin, sot ishte në Mitrovicë – DritarjaOnline

Sot, nga ora 12:00 e deri në orën 15:00, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka vendosur pikën e saj në Sheshin “Mehë Uka” të qytetit të minatorëve në Mitrovicë, ku qytetarë të shumtë u informuan rreth LSHB-së, njoftoj kryetari i kësaj lëvizje, Tahir Veliu.

Veliu tha se kemi qenë mjaftë të kënaqur me interesimin e qytetarëve për ta përqafuar dhe përkrahur me të gjitha format këtë lëvizje kombëtare, e cila synon bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar. Ai tha se, shaljanët janë anëtarësuar në numër të madh në LSHB.

“E veçantë e këtij aktiviteti ka qenë edhe bashkëbisedimi i sinqertë dhe bashkëpunues me qytetarët e kësaj ane, ku ka dominuar mosha e re. Jemi duke e pregaditur terrenin për themelimin e Degës së LSHB-së në Mitrovicë, si fazë tjetër e shtrirjes së aktivitetit tonë në qytetin e minatorëve”, ka shtuar kryetari Veliu.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬