Ballina / DEKLARATA / LSHB tubim në Morinë më 28 nëntor për bashkim kombëtar

LSHB tubim në Morinë më 28 nëntor për bashkim kombëtar

Kanë kaluar 104 vite që kur Fuqitë e Mëdha vendosën copëtimin e Shqipërisë. Gjellë falas nuk ka! Gjermanët dolën me miliona në 1990-ën, për të rrëzuar Murin e Berlinit dhe për të bashkuar dy Gjermanitë.

Fuqitë e Mëdha ende thonë “Nuk kemi parë ndonjë kërkesë nga të dy anët e kufirit të shqiptarëve, që dy shtetet shqiptare, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës duan të bashkohen”, prandaj, ejani t’u tregojmë që “Shqiptarët duan të bashkohen dhe janë kundër kufijve të imponuar”

Në ditën e flamurit, në ditën e pavarësisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljes publike të UÇK-së, më 28 Nëntor ejani t’i tregojmë këtyre Fuqive se shqiptarët duan të bashkohen, dhe se do të rrëzojnë murin shqiptaro-shqiptar që i ndan!

Shqiptar mos rri, por duku shqiptar! Dil në kufi në Morinë për 28 Nëntor!

Më 28 Nëntor, në ora 10:00 Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të mbaj tubim në kufirin shqiptaro-shqiptar në Morinë për të shprehur vullnetin e shqiptarëve për shuarjen e kufijve që ndajnë trojet shqiptare.

Në këtë tubim do të marrin pjesë aktivistë nga të gjitha qytetet shqiptare, të cilët me flamuj kombëtar dhe pankarta nga qyteti që përfaqësojnë do të bëjnë thirrje për shuarjen e kufijve të imponuar që ndajnë shqiptarët!

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton gjithë shqiptarët, anëtarësinë dhe organizatat e tjera kombëtare t’i bashkohen këtij tubimi.

Për më shumë informata dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen na kontaktoni në viber 37744533370

Shqiptarë të Bashkuar, për Shqipëri pa kufij, të lirë dhe të bashkuar, ashtu siç u shpall më 28 nëntor 1912.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Veliu: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Arrestimi i gjashtë shtetas turq gjoja të lidhur me lëvizjen gyleniste u bë me urdhër …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬