Ballina / DEKLARATA / LSHB shpërndan Degët e deritanishme dhe shkarkon të gjithë koordinatorët

LSHB shpërndan Degët e deritanishme dhe shkarkon të gjithë koordinatorët

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të LSHB-së merr vendim që të gjithë koordinatorët e Degëve të deritanishme të shkarkohen nga detyra.

Duke u bazuar në Statutin e LSHB-së, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të LSHB-së merr vendim të bëhet riorganizimi i brendshëm. Të gjitha Degët nga periudha 16 korrik 2016 deri 10 korrik 2018 deklarohen të shuara. Tashmë, veçse ka filluar ngritja e çetave të reja, që veprojnë në terren.

Poashtu, të gjithë koordinatorët e Degëve shkarkohen nga detyra e tyre; nga Tirana në Pejë, nga Peja në Drenas, nga Drenasi në Prishtinë, nga Prishtina në Tetovë, nga Tetova në Tuz dhe vende tjera.

Tri arsyet kryesore të riorganizimit të brendshëm janë:

1. Mos respektimi i Programit, Platformës dhe Statutit të LSHB-së.

2. Aktiviteti i tyre i vetëm përmes ka qenë pëlqime në Facebook, ndërsa në terren janë shfaqur vetëm pas aksioneve. Pra, përveç aktiviteteve kulturore, artistike, gënjeshtrave dhe mish ngrënies për kinse çështje kombëtare veprimtaria e degëve për dy vite ka qenë baraz me zero, madje kanë kërku financim për dhjetë km rrugë që kanë marrë.

3. LSHB nuk është parti politike nuk i financon anëtarët e saj, por përkundrazi ne kërkojmë vetëm veprimtarë, që punojnë sepse ne nuk jemi agjenci modelimi për ti reklamuar anëtarët, që as 1 euro nuk e japin për Atdhe, por presin që Atdheu ti paguaj.

11 Korrik 2018

Elbasan, Shqipëri

Kastriot Berishaj,

Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të LSHB-së

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Mali i Zi është shtet armik dhe pushtues i 6.482 km2 territor shqiptar

Dhunimi sistematik i shqiptarëve nën Mal të Zi dëshmon se ky shtet nuk është shtet …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬