Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / LSHB: Shkodra mirëpret idenë për Shqipërinë e Bashkuar – Kosova.Info

LSHB: Shkodra mirëpret idenë për Shqipërinë e Bashkuar – Kosova.Info

Lëvizja për Shqipërinë e Bashkuar, që udhëhiqet nga kryetari Tahir Veliu, po vazhdon turnin e takimeve dhe prezantimeve nëpër qytetet e Shqipërisë. Në këtë lëvizje çdo ditë e më shumë po anëtarësohen anëtarë të ri, thotë kryetari Veliu.

Pas Tiranës, Durrësit e Lezhës, LSHB, ka ndaluar në kryeqendrën e kulturës shqiptare në Shkodër. Lideri i kësaj lëvizje Tahir Veliu, i lindur në Polac të Skenderajt, në vendlindjen e Hasan Prishtinës, ka shpalosur idenë para shkodranëve për Shqipërinë e Bashkuar, në qytetin e lindjes të patriotit Luigj Gurakuqit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Hasan Prishtinës. Veliu para shkodranëve ka dhënë një mesazh të fortë, duke thënë se ideali i bashkëvendësit të tij, politikanit dhe patriotit Hasan Prishtina dhe i Luigj Gurakuqit, është ideal që bashkon shqiptarët në një shtet, Shqipërinë e Bashkuar, dhe ky ideal sot më shume së kurrë po i bashkon shqiptaret nga të gjitha trojet etnike, thuhet në mesazhin e Veliut.

Ajo çfarë e karakterizoi qytetin e Shkodrës, ishte mikpritja shkodrane që i ofroi Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, dhe liderit të saj Tahir Veliu, duke e përqafuar idenë e Shqipërisë së Bashkuar.

Në mesin e të anëtarësuarve në këtë lëvizje, ishte edhe një numër i konsiderueshëm i grave dhe vajzave shkodrane. Po ashtu kishte interesim të madh nga mediat për ta përcillur këtë aktivitet.

Kryetari Veliu ka falënderuar të gjithë shkodranët, për këtë pritje, por edhe për përkrahjen e idesë për Shqipërinë e Bashkuar, ideal ky, siç ka thënë ai, ka qenë edhe i patriotëve tanë, Hasan Prishtina dhe Luigj Gurakuqi, si dhe të shumë patriotëve të tjerë në periudha të ndryshme historike.

Lëvizja për Shqipërinë e Bashkuar, është lëvizje mbarëkombëtare politike dhe demokratike, që ka për qëllim përfundimtar zgjidhjen tërësore të çështjes kombëtare shqiptare. Ajo angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare, në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ky subjekt.

LSHB, do të vazhdoj edhe me takime të radhës nëpër qytet e tjera të Shqipërisë. /DritarjaOnline/

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬