Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / LSHB rregullon monumentin e Skënderbeut në Prishtinë

LSHB rregullon monumentin e Skënderbeut në Prishtinë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka rregulluar pllaken e monumentit të heroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë, si dhe kanë vendosur dy elemente tjera kombëtare, flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së Bashkuar. Megjithatë, e gjithë kjo punë u konsiderua e paligjshme nga Policia e Kosovës, e cila ka shoqëruar për stacionin policor, kryetarin Tahir Veliu dhe disa anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për shkak kinse të veprimeve të jashtëligjshme.


Zyrtarët policor iu thanë atyre se nuk ka marrë paraprakisht leje për një gjë të tillë. Ndërsa, këta të fundit thonë se ditë më parë kanë drejtuar kërkesën e tyre në zyrat e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, por nga këto institucione nuk kanë marrë përgjigje.


Kryetari i kësaj Lëvizje, Tahir Veliu ka thënë se për shkak të papërgjegjësisë së organeve kompetente kanë rregulluar pllakën e monumentit, me vetëfinancim, njëherit duke shtuar edhe flamurin kombëtar dhe hartën e trojeve shqiptare të kohës së Skënderbeut.




“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka ndërmarrë një aksion mbarëkombëtar për rregullimin e bustit të kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ne kemi kërkuar leje nga organet kompetente janë përgjegjëse për monumente të tilla. Në mungesë të vullnetit të tyre, ne kemi ndërmarrë aksionin dhe me mjetet tona personale kemi rregulluar këtë objekt. Kemi shtuar edhe një element tjetër flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së bashkuar.., Ndërsa Policia e Kosovës qëndron këtu, ne e kemi bërë një kërkesë, kërkesa për rregullimin e bustit, por ata nuk e kanë aprovuar pikërisht për shkak se iu pengon kjo hartë dhe ky flamur”, u shpreh ai. /Indeksonline

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬