Ballina / ARKIVI / LSHB reagon ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt

LSHB reagon ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt

Kryetari i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka reaguar ndaj arrestimit të Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka kërkuar spastrimin e listave të fabrikuara nga shërbimet e inteligjencës gjenocidiste serbe.

Ja postimi i plotë:

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se arrestimi i padrejtë i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë në bazë të një urdhërarresti nga Serbia është shkelje e rëndë e një të drejte elementare, ajo është liria e lëvizjes. Keqtrajtimi i Haradinajt dhe ish-luftëtarëve tjerë të UÇK-së nga autoritetet ndërkombëtare është i papranueshëm dhe shkelje e dinjitetit të kombit liridashës shqiptar.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon shfuqizimin e listave të fabrikuara nga shërbimet e inteligjencës gjenocidiste serbe. Është papranueshme që një kryetar partie dhe njëherësh deputetë i Kuvendit të Kosovës të trajtohet në atë mënyrë.

Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë, mbështetur në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004 drejtuar Interpolit, i cila nuk u shfuqizua deri më sot. Haradinaj kishte fituar pafajësinë para Tribunalit të Hagës. Kjo nuk është hera e parë që ish-udhëheqësit dhe ish-luftëtarët UÇK-së, arrestohen dhe mbahen nën arrest e që pastaj lirohen në mungesë të provave.

Tahir Veliu,

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB nënshkruan Momerandum Bashkëpunimi me Shoqatën “Çamëria” Kosovë

Përderisa trendi i partive tona aktuale politike për fatin e keq po pulson në përçarje, …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬