Ballina / DEKLARATA / LSHB reagon ashpër ndaj vendimit të RTSH Korçë për transmetimin në gjuhës greke

LSHB reagon ashpër ndaj vendimit të RTSH Korçë për transmetimin në gjuhës greke

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ndaj vendimit të drejtorit të televizionit publik, Radio Televizionit Shqiptar, Thom Gëllçi, i cili ka filluar transmetimin e lajmeve në gjuhën greke në Korçë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon ndërhyrjen e menjëhershe të Republikës së Shqipërisë, si themelues dhe financues i institucionit publik të Radio Televizionit Shqiptar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon pavarësisë të plotë editoriale të Radio Televizionit Shqiptar dhe respektimin në përpikshmëri të ligjit të Republikës së Shqipërisë për televizionin publik.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të RTSH, Thom Gëllçi dhe shkëputjen e të gjitha lidhjeve të Radio Televizionit Shqiptar me organizatave terroriste greke, që synojnë aneksimin e Shqipërisë së jugut, siç është pseudo-politikani grekomadg, Ligoraq Karamelo, i cili është i lidhur me klasën politike të çorientuar kombëtarisht si kandidat i PBDNJ-së në Korçë në koalicion me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, nënshkruesit të faljes së detit shqiptar.

Përse duhet gjuha greke në Korçë kur nuk ka minoritet grekë atje, ndërsa shpirtshiturit për një pension grek sikurse Ligoraq Karamelo, kandidat i organizatës terroriste grekomadhe PBDNJ numërohen në gishta të dorës.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Veliu: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Arrestimi i gjashtë shtetas turq gjoja të lidhur me lëvizjen gyleniste u bë me urdhër …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬