Ballina / DEKLARATA / LSHB: Njoftim për rikthimin e bustit të Skenderbeut në Kukës

LSHB: Njoftim për rikthimin e bustit të Skenderbeut në Kukës

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Njoftim:

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar njofton se më 17 Janar 2018 (e mërkure), në ora 11:00, në qytetin e Kukësit përurohët (zbulohët) busti i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.

LSHB-ja i bëri kërkesë Bashkisë Kukës që ta rikthej Bustin e Gjergj Kastriotit në sheshin e Kukësit dhe pas takimit që patëm më Këshilltarin e kryebashkiakut z. Shehu njëherit përgjegjës për Kulturë dhe Trashegimi Kulturore, z. Petrit Palushi u dakorduam që këtë veprim te ndermarrë Bashkia Kukës dhe ne LSHB-ja të marrim pjesë në këtë tubim të vendosjës së Bustit, në vitin jubilar të Gjergj Kastriotit më 17 janar.

LSHB-ja është krenare më kryeheroin Legjendar të kombit tonë të përmasave botërore dhe fton të gjithë atdhetarët e të gjithë hapësires shqiptare, që të marrin pjesë në këtë tubim mbarëkombëtar.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Kryetari,

Tahir Veliu

15 Janar 2018

Tiranë, Shqipëri

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Arrestimi i gjashtë shtetas turq gjoja të lidhur me lëvizjen gyleniste u bë me urdhër …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬